Pages

Sunday, March 3, 2013

Gazeta SHQIP: Korçë, sherr në lokal, plagoset me thikë 28-vjeçari

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Korçë, sherr në lokal, plagoset me thikë 28-vjeçari
Mar 3rd 2013, 18:56

Policia e KorcesNjë konflikt për motive banale për pak i ka marrë jetën një të riu korçar. Ai është plagosur me thikë nga një bashkëfshatar në një lokal në fshatin Moglicë, të Korçës.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 28-vjeçari Aleks Bedollari është plagosur rëndë pasditen e sotme, pasi është qëlluar disa herë me thikë nga Gani Mullaymeri, bashkëfshatar i tij. Mësohet se 28-vjeçari dhe autori i plagosjes, ishin ulur në të njëjtin lokal për të konsumuar një kafe, kur janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta. Pas konfliktit verbal, Mullaymeri ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur disa herë 28-vjeçarin, i cili u transportua në spital në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë policia arrestoi autorin e plagosjes dhe po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.

3 mars 2013(gazeta-Shqip.com)

Korçë, sherr në lokal, plagoset me thikë 28-vjeçari burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment