Pages

Saturday, March 2, 2013

Gazeta SHQIP: Këpucë me lëkurë anakonde, mbrojtësit e kafshëve kundër Beyonce

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Këpucë me lëkurë anakonde, mbrojtësit e kafshëve kundër Beyonce
Mar 2nd 2013, 17:28

beyonce 1Këngëtarja amerikane Beyonce është vënë në qendër të kritikave dhe fyerje nga ana e shoqatave për mbrojtjen e kafshëve pas kërkesës së saj për të bërë një palë atlete me lëkurën e disa lloje kafshëve ekzotike.

Ish këngëtarja e 'Destiny's Child' kishte porositur një palë atlete shumë të shtrenjta nga Isabel Marant, të cilat do të bëheshin posaçërisht për të dhe sipas kërkesave të saj, me lëkurë anakonde, struci, krokodili dhe disa kafshëve të tjera ekzotike dhe shumë të rralla.

Skandali ka indinjuar edhe më shumë animalistët pas raportimit të tabloidit britanik 'Daily mail', sipas të cilës, për të bërë këpucët në fjalë kafshët e rralla dhe në rrezik zhdukjeje rripeshin të gjalla për t'u marrë lëkurën, çka i ka bërë animalistët t'i quajnë ato "këpucët e përgjakura".

kepucety e beyoncePrapa nuk ka mbetur as bashkëshorti i këngëtares, reperi i njohur Jay Z, i cili gjithashtu ka porositur një palë atlete sportive enkas për të, të krijuara me lëkurë, krokodili, boa, pitoni, madje edhe elefanti.
2 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

Këpucë me lëkurë anakonde, mbrojtësit e kafshëve kundër Beyonce burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment