Pages

Sunday, March 3, 2013

Gazeta SHQIP: Ina Rama: Nuk do të jem kandidate e PS, do mbetem pjesë e sistemit të drejtësisë

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Ina Rama: Nuk do të jem kandidate e PS, do mbetem pjesë e sistemit të drejtësisë
Mar 3rd 2013, 18:47

ina ramaIsh- Kryeprokurorja Ina Rama e ka cilësuar si të pavërtetë deklaratën e sotme të Partisë Demokratike dhe ka mohuar se do të jetë kandidate për deputete e Partisë Socialiste. Në një deklaratë për mediat, Rama ka deklaruar se qëllimi i saj është që të kthehet në postin e gjykatëses pranë Gjykatës së Apelit dhe është në pritje të një përgjigjeje nga Presidenti Bujar Nishani.

"Pas përfundimit të ushtrimit të funksionit të Prokurorit të Përgjithshëm, në mesin e muajit janar, kam paraqitur zyrtarisht pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë një kërkesë për t'i propozuar Presidentit të Republikës emërimin tim si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë. Për këtë kërkesë gjithashtu kam bërë me dije zyrtarisht edhe Presidentin e Republikës, Z. Bujar Nishani.

Kjo kërkesë është mbështetur në garancitë që jep neni 7 i ligjit "Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë", për Prokurorin e Përgjithshëm që mbaron mandatin e tij kushtetues dhe në faktin që para kësaj detyre, kam ushtruar funksionet e gjyqtares së Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda. Neni 7/1.3 i ligjit parashikon se "Pas përfundimit të mandatit, me pëlqimin e tij, ai ka të drejtë të emërohet në funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme ose në vendin e mëparshëm apo në një vend të barasvlefshëm me vendin e mëparshëm."

Përtej të drejtave që jep ligji i mësipërm, kjo kërkesë mbështetet në vullnetin tim për të vazhduar dhe ndjekur profesionin tim, brenda sistemit gjyqësor, pjesë përbërëse e të cilit kam qenë që nga fillesa e karrierës time. Këto fakte tregojnë qartë për mungesën e interesit tim për tu përfshirë në ndonjë projekt politik dhe për ekzistencën e plotë të dëshirës sime për të mbetur pjesë e sistemit të drejtësisë. Për më tepër mbetem në pritje që Presidenti i Republikës dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ta trajtojnë këtë çështje dhe të marrin një vendim lidhur me kërkesën që kam paraqitur," thotë Ina Rama në deklaratën për shtyp.

3 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

Ina Rama: Nuk do të jem kandidate e PS, do mbetem pjesë e sistemit të drejtësisë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment