Pages

Monday, March 4, 2013

Gazeta SHQIP: Greqi, gjendet i vdekur shqiptari që u arratis nga spitali i burgut

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Greqi, gjendet i vdekur shqiptari që u arratis nga spitali i burgut
Mar 4th 2013, 17:36

policia grekePërfundon në mënyrë misterioze odiseja e arratisë së emigrantit shqiptar, i cili u arratis nga spitali i burgut të Nafplis në Greqi. Shqiptari, të cilin mediat greke e identifikuan në kohën kur u arratis si Tetredi Alkibiadi, është gjetur i vdekur pranë Kakavijës.

40-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është gjetur i pajetë në rrethana ende të panjohura. Mësohet se shqiptari ishte i dënuar me 20 vjet burg, pasi mbi të rëndonin akuzat për krim të organizuar dhe grabitje me armë.

Ai u arratis më datën 20 gusht 2012, teksa po shoqërohej në spital për të mjekuar dorën. Dy persona të armatosur kanë ndërhyrë kur personi ndodhej në oborrin e spitalit të qytetit të Nafplios. Sipas medias greke, dy personat e armatosur, kanë qëlluar në ajër dhe  kërcënuan policët. Më pas janë larguar me një makinë tip "Audi", por nuk u mësua nëse ata ishin miqtë apo armiqtë e shqiptarit.

4 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

Greqi, gjendet i vdekur shqiptari që u arratis nga spitali i burgut burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment