Pages

Friday, March 1, 2013

Gazeta SHQIP: Gjendet i vrarë paparaci që fotografoi Brad Pitt me një femër tjetër

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Gjendet i vrarë paparaci që fotografoi Brad Pitt me një femër tjetër
Mar 1st 2013, 20:07

Një prej paparacëve më të famshëm në botë, i cili ka fotografuar shumë prej yjeve më të njohur të botës së showbizit, u gjet i ekzekutuar me një plumb në kokë në Romë.

paparaci

Danielo Lo Presti, i ekzekutuar me një plumb të vetëm në kokë, dyshohet se është bërë viktimë e një vrasjeje të stilit mafioz.
42 vjeçari u gjet i kthyer përmbys në një pellg gjaku në lagjen e Testaços, në jug të qytetit, në një pistë çiklizmi ku ai shkonte shpesh.

Mes yjeve të fotografuar nga Lo Presti përfshihet Rihanna, Beyonce dhe Scarlett Johansson. Gjithashtu, ai ka fotografuar stilistët Stefano Dolce dhe Domenico Gabbana në jahtin e tyre.

pitt-jolie

Por një nga skupet më të mëdha të paparacit ishte një fotografi e marrë në Maltë ku shfaqej Brad Pitt me një asistente femër, pozë që provokoi një krizë në martesën e tij me Angelina Jolie.

Një hetues i çështjes tha se "viktima është qëlluar me një plumb të vetëm, nga një armë e kalibrit të vogël.
Lo Presti mund të ketë fotografuar ndonjë anëtar të mafies italiane ose ndonjë person tjetër të rëndësishëm, i cili nuk ka dashur që fotot të publikohen".
1 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Gjendet i vrarë paparaci që fotografoi Brad Pitt me një femër tjetër burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment