Pages

Saturday, March 2, 2013

Gazeta SHQIP: Fule kundër referendumit për tre ligjet: Është e kundërta e asaj që kërkon BE

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Fule kundër referendumit për tre ligjet: Është e kundërta e asaj që kërkon BE
Mar 2nd 2013, 17:43

stefan fyle 2Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule ka reaguar brenda 24 orësh nga marrja e vendimit prej mazhorancës qeverisëse për mbajtjen e një referendumi mbi dy ligjet e mbetura dhe ndryshimin e rregullores së Kuvendit.

Fule deklaron se referendumi mbi këto 3 çështje është qartazi e kundërta e asaj çfarë kërkon Bashkimi Europian.

Stefan Fule, deklarata:

"Kam theksuar vazhdimisht se ligjet e në veçanti rregullorja e Kuvendit duhet të miratohen me konsensus mes opozitës dhe qeverisë ndaj dhe është e vështirë për të kuptuar këtë vendim që shkon kundër frymës së përfshirjes.

"Mbajtja e një referendumi në këtë rast nuk është rruga se si ndërtohet konsensusi ndërpartiak. Kjo nuk mund të jetë një mënyrë për të anashkaluar mungesën e dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës për axhendën e BEsë. Kjo nuk është mënyra për të përmbushur kërkesat e domosdoshme.

Unë kam nënvizuar në raste të ndryshme se procesi i reformave të kërkuara nga BE duhet të jetë i qëndrueshëm, i vetëmotivuar dhe i drejtuar me konsensus. Vetëm një dialog konstruktiv politik mund të çojë përpara reformat e nevojshme.

Unë inkurajoj fuqimisht të gjithë politikanët shqiptarë për të gjetur një marrëveshje për mënyrën se si duhet të vazhdohet me përmbushjen e masave kyçe, që janë thelbësore për marrjen e statusit kandidat".

Kërkesa për mbajtjen e një referendumi u firmos së pari nga kryeministri Berisha, i ndjekur nga kryeparlamentarja Topalli e 65 deputetë të tjerë të mazhorancës. Kjo nismë u konsiderua e paligjshme dhe jokushtetuese nga opozita. Përgatiti Arta Tozaj
2 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Fule kundër referendumit për tre ligjet: Është e kundërta e asaj që kërkon BE burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment