Pages

Monday, March 4, 2013

Gazeta SHQIP: FRD prezanton programin dhe sloganin: Topi: Berisha e Rama e kanë futur vendin në kaos

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
FRD prezanton programin dhe sloganin: Topi: Berisha e Rama e kanë futur vendin në kaos
Mar 4th 2013, 19:32

bamir-topi-frdprogrami“Fund tranzicionit për shtetin dhe qytetarët”, është slogani i partisë Fryma e Re Demokratike, e prezantuar pasditen e sotme nga kryetari i saj, Bamir Topi. Lideri i FRD-së ka prezantuar edhe programin politik, që sipas tij do t'u japë zgjidhje problemeve të qytetarëve që zgjasin prej më shumë se 20 vjetësh.

Fillimisht Topi ka folur për subjektin politik të drejtuar prej tij, që brenda pak kohësh u kthye nga një lëvizje në një parti konkrete, e vetmja sipas ish-kreut të shtetit që u jep shpresë qytetarëve. "FRD brenda pak muajsh formoi strukturën e saj. FRD është sot subjekti politik më shpresëdhënës për shqiptarët. FRD hyri në skenën politike me kontributin e intelektualëve dhe shumë shpejt këtij grupi iu bashkuan njerëz të tjerë. Ky projekt politik na bëri që të shtojmë kontaktet me qytetarët, prandaj FRD sot nuk është një parti e një grupi individësh", ka deklaruar Topi.

Kreu i FRD-së ka kritikuar sërish uzurpimin që sipas tij u është bërë institucioneve të pavarura, ndërkohë që ka premtuar çlirimin e tyre dhe rikthimin e demokracisë në to.

"Mjaftuan 2 dekada për uzurpimin e institucioneve. FRD është ndryshe, ajo lufton për moral politik. Ne duam ta ndryshojmë sistemin politik dhe të kthejmë demokracinë", ka nënvizuar Topi.

Ish-presidenti i Republikës ka akuzuar më tej liderët e dy partive më të mëdha, të cilët sipas tij kanë futur vendin në ngërç, ndërsa për interesat e tyre personale nuk u kursyen për të bërë marrëveshje.

"Njëri në krye të qeverisë dhe tjetri në krye të opozitës, kur kanë dashur kanë bashkëpunuar. Me një marrëveshje brenda një nate ata bënë reformën zgjedhore", ka thënë Topi, duke theksuar se reforma në fjalë duhet ndryshuar.

"Duhet ndryshim i sistemit zgjedhor për barazinë e votës dhe ndryshim ligjor për votimin elektronik në të gjithë vendin. Nga ana tjetër, duhet ndryshim kushtetues për të zgjidhur problemet dhe për të zgjedhur presidentin nga populli. Misioni i FRD-së është reforma antikorrupsion, reforma për shtetin e së drejtës dhe ndarjen e re administrative", ka vijuar kreu i FRD-së.

"Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet edhe ekonomisë. Ne do të ofrojmë lehtësi fiskale për bujqësinë dhe turizmin, si dhe një paketë stimuluese për biznesin e vogël. Rritja ekonomike është rruga më e mirë për rritjen e punësimit të qytetarëve", ka shtuar Topi, duke premtuar ndër të tjera dialog për pronën private, për zgjidhjen e çështjes çame, etj.

Disa prej angazhimeve që pritet të marrë FRD në mandatin e saj qeverisës
Ndryshimin e sistemit zgjedhore dhe zgjerimin së drejtës së votës
Ndryshim ligjor për të realizuar pjesëmarrjen në zgjedhje të të gjithë shqiptarëve, kudo ku janë
Ndryshim ligjor për të mundësuar votimin elektronik në të gjithë vendin
Ndryshim ligjor për të mundësuar administrimin civil të zgjedhjeve, jashtë ndikimit të politikës
Ndryshim ligjor për zhvillim të natyrshëm të referendumeve, për çështje me interes publik
Ndryshim e kushtetutës për të mundësuar zgjedhjen nga populli të Presidentit
Reduktimin në kushtetutë të përbërjes së Kuvendit nga 140, 100
Reduktimin e mandatit të Kryeministrit në jo më shumës e 2 mandate në detyrë
Ndryshim kushtetues për papajtueshmi midis deputetit dhe anëtarit të këshillit të ministrave
Ndryshim kushtetues për të zgjeruar kompetencën e zgjedhjes me shumicë të cilësuar të të gjithë drejtuesve të institucioneve të pavarura
Zbardhje të financimeve partiake, etj

4 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

FRD prezanton programin dhe sloganin: Topi: Berisha e Rama e kanë futur vendin në kaos burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment