Pages

Tuesday, March 5, 2013

Gazeta SHQIP: Durrës, kapen me drogë në plazh dhe port, tre në pranga

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Durrës, kapen me drogë në plazh dhe port, tre në pranga
Mar 5th 2013, 17:42

policia e durresitPolicia e Durrësit ka bllokuar rreth 65 kg kanabis sattiva në dy operacione policore të ndryshme, të cilat janë finalizuar edhe me arrestimin e tre personave. Fillimisht uniformat blu kanë ndaluar në zonën e plazhit 54-vjeçarin Ilir Shabani nga Tirana, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij iu gjet një sasi prej 47 kg marijuanë.

Më herët, u bë arrestimi i shtetasve Armand Stafa, 26 vjeç me banim në Bërxull Tiranë dhe Algert Doku, 24 vjeç, banues në Rinas Krujë. Dy të rinjtë tentuan të imbarkohen në tragetin e linjës Durrës-Bari dh u arrestuan në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Ford Fokus" me targa AA528 FP në pronësi të Stafës, u gjetën 17 pako lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, me peshë totale 17,4 kg.

Policia vijon hetimet për identifikimin e rrethanave apo personave të tjerë të implikuar në trafikimin e lëndës narkotike.

5 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, kapen me drogë në plazh dhe port, tre në pranga burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment