Pages

Tuesday, March 5, 2013

Gazeta SHQIP: Berisha: Rama është bërë qesharak, ne do të ndërtojmë një program të shkëlqyer

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Berisha: Rama është bërë qesharak, ne do të ndërtojmë një program të shkëlqyer
Mar 5th 2013, 18:50

berishaKryeministri Sali Berisha inauguroi sot rrugën Fier-Komuna Rruzhdie, të cilën e ka cilësuar si një premtim të mbajtur nga qeveria. Kreu i qeverisë ka theksuar se në këtë prag fushate, Partia Demokratike po paraqet projektin më të shkëlqyer që ka njohur ndonjëherë Shqipëria. Berisha nuk ka lënë pa përmendur kundërshtarin e tij politik, Edi Rama, që sipas tij nuk ka program.

"Ju e keni dëgjuar atë shokun se çdo ditë bën atë "ëh" që bënte ai tek Knjazi i Malit të Zi. E dini ju atë historinë,-ma vodhën programin thotë,- është bërë qesharak. Po në fund të fundit ai të thotë ç'të dojë, ne do të hartojmë një program të shkëlqyer dhe me një vendosmëri të madhe , ta bëjmë atë realitet në interesin më të mirë të secilit prej nesh, të secilit prej jush, të banorëve të Ruzhdies, të Fierit dhe të mbarë Shqipërisë", tha Berisha.

Berisha ka pranuar se gjatë tetë viteve të qeverisjes, nuk është arritur të realizohet çdo premtim, por sipas tij është bërë më shumë se kurrë për Shqipërinë e fermerëve, Shqipërinë rurale dhe për fshatin shqiptar. "Zotohem këtu dhe i jap fjalën këtij burri karshi jush, kryetarit të komunës se qeveria do financojë çdo projekt në të 4 anët e komunës suaj për ta bërë komunën tuaj me rrugë, kanalizime, ujësjellësa, shkolla, qendra shëndetësore, njëlloj si çdo lagje të qyteteve tona. Gjatë këtyre viteve në kemi investuar në Rruzhdie dhjetëra km rrugë, jemi të vendosur që gjatë 4 viteve që vijnë të asfaltojmë çdo km rrugë në këtë komunë. Se pa rrugë nuk ka zhvillim. 4-vjeçari që vjen do jetë 4-vjeçari i sistemit më modern që ekziston në vend",-ka premtuar Berisha.

Fshati Ruzhdie u bë i njohur, pas zgjedhjeve të vitit 2009, pasi u vendos në qendër të debatit politik për procesin zgjedhor. Duke iu referuar fenomenit të Ruzhdies, Berisha tha se "Në një kohë kur të tjerët silleshin nëpër televizorë se "Berisha fiton me votat e eskimezëve, unë shprehja krenarinë për ju, krenarinë për çdo votues shqiptar. Ata të cilët konsideronin fshatarët shqiptarë eskimezë, ata s'kanë asgjë shqiptare në gjakun e tyre, sepse ata vlerësimin për ju e kanë në varësi nga besimi apo mosbesimi që shprehni. Ndërsa ne vlerësimin për ju e kemi nga djersa e ballit tuaj, puna e shkëlqyer që bëni, atdhetarizmi juaj, familjet tuaja, mbrothësimi që ju i bëni atyre me punën dhe djersën tuaj", ka thënë ai.

5 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

Berisha: Rama është bërë qesharak, ne do të ndërtojmë një program të shkëlqyer burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment