Pages

Monday, March 4, 2013

Gazeta SHQIP: BB6: Olseni flet për tatuazhin duke u munduar të mbrojë sekretin e tij

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
BB6: Olseni flet për tatuazhin duke u munduar të mbrojë sekretin e tij
Mar 4th 2013, 18:44

tatuazhiolsenitOlta, Elena, Elona, Etleva, Jonilda dhe Olseni ndodhen në oborr duke biseduar dhe në një moment fillojnë të flasin për tatuazhin e Olsenit.

Olseni ka një tatuazh me portretin e nënës së tij, por natën që hyri në Big Brother iu kërkua që ai të mbajë këtë sekret dhe detyra e tij është që të thotë se portreti i përket vajzës që ai dashuron.

Olseni ua ka thënë këtë gjë banorëve dhe tashmë ata fillojnë që ta pyesin për të zbuluar më shumë rreth këtij tatuazhi. Eva i kërkon që t'i tregojë më shumë rreth portretit në tatuazh, por ndërhyn Jonilda duke thënë se i përket ish-të dashurës së Olsenit. Olseni nuk është shumë i qartë kur flet për të dhe thotë se ajo nuk është një "ish" pasi ata nuk janë ndarë, por është në një situatë distance. Jonilda ia kthen "prit një herë se po mi ngatërron idetë, ti sikur më the se jetoj me një vajzë, kjo kush është?". Olseni i përgjigjet se kjo është vajza me të cilën bashkëjeton, por momentalisht janë në distancë me njëri-tjetrin.

Vajzat nuk arrijnë ta kuptojnë mirë atë që do të thotë Olseni dhe vazhdojnë ta pyesin. Më tej ai u tregon se vajza në portret është dashuria e tij e parë dhe e vetme dhe se ka një kohë prej tre vjetësh lidhje. Ai nuk është shumë i qartë dhe Jonilda duket sikur po dyshon në fjalët e tij, edhe pse ato nuk e dinë se cili është sekreti i Olsenit dhe që për më tepër ka lidhje me tatuazhin që ai mban në gjoks.

4 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

BB6: Olseni flet për tatuazhin duke u munduar të mbrojë sekretin e tij burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment