Pages

Monday, March 4, 2013

Gazeta SHQIP: BB6: Anaidi nxit Xhimin: Marselini ka thënë për ty se ngjan si gay

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
BB6: Anaidi nxit Xhimin: Marselini ka thënë për ty se ngjan si gay
Mar 4th 2013, 18:29

debatiBanorët janë ulur në tavolinë për të ngrënë drekë të gjithë bashkë dhe gjatë kësaj kohe shkëmbejnë biseda të shkurtra dhe hedhin ironi e batuta në adresë të njëri-tjetrit. Kjo bën që shumë shpejt aty të lind një debat që sa vjen dhe merr tone më të ashpra. Protagonistë të këtij debati janë Marselini dhe Anaidi.

Marselini i thotë Anaidit "ti je turp për çunat e Tironës sepse ti pështyn aty ku ha, je me shumë fytyra". Kjo bën që Anaidi të acarohet dhe ia kthen "ti s'ke argumente, ti flet si gratë". Ndërkohë që Anaidi shpreh nervozizëm, i thotë Xhimit që ndodhet mes tij dhe Marselinit se ky i fundit ka thënë se Xhimi i duket si "gay".

Marselini e pranon këtë gjë dhe fillon të sqarohet me Xhimin duke i thënë se këtë gjë ai e ka menduar me të vërtetë dhe një natë më parë e ka pyetur drejtpërdrejt Xhimin. Për këtë arsye këtu nuk ka vend për një debat mes tyre. Xhimi i thotë se Marselini duhet t'ia thotë atij dhe jo ta diskutojë me të tjerët.

Ndërkohë që Marselini përpiqet që të sqarohet me Xhimin, Anaidi ndërhyn përsëri me tone më të ashpra dhe i thotë se: "i pafytyri është Marselini sepse ka folur pas krahëve për banorët e tjerë". Marselini ia kthen: "Ti je i pafytyrë, sepse nuk arrite të përballoje dot debatin me mua dhe nxite Xhimin".

Xhimi ndjehet i ofenduar nga Marselini dhe i acaruar i kërkon shpjegime duke i thënë se ai ka bërë gabim sepse në këtë mënyrë e ka etiketuar si "Gay" përpara miliona shikuesve, ndërsa Marselini justifikohet se ai ishte thjesht një mendim si edhe disa banorë të tjerë.

4 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

BB6: Anaidi nxit Xhimin: Marselini ka thënë për ty se ngjan si gay burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment