Pages

Sunday, February 17, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: 5 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Basha letër urimi homologut Isa Mustafa

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
5 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Basha letër urimi homologut Isa Mustafa
Feb 17th 2013, 16:46

basha isaKryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh urimi, me rastin e 5 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Kryetarit të Komunës së Prishtinës Isa Mustafa:

" I nderuar zoti Mustafa,

Në këtë ditë të shënuar për Kosovën dhe kombin shqiptar, dua t' ju uroj përzemërsisht Ju dhe popullin e Kosovës, "Gëzuar ditën e madhe të Pavarësisë!"

Sot mbarë  kombi përulet me nderim përpara rolit dhe kontributit të presidentit Ibrahim Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari të cilët  janë gurët e themelit mbi të cilët u ngritën pavarësia e Kosovës dhe lufta e saj  çlirimtare.

Udhëheqësit politikë të Kosovës, populli i Kosovës ia doli në këto 5 vite, t' i dëshmojë miqve, partnerëve dhe mbarë botës, se Pavarësia e Kosovës ishte vendimi i duhur jo vetëm për shqiptarët por edhe mbarë rajonin.

Ky vit shënoi zhvillime historike për Kosovën. Shteti më i ri i dëshmoi botës se është i aftë të menaxhojë të tashmen dhe të projektojë drejt të ardhmen e tij evropiane si dhe të qytetarëve të tij, pa dallim përkatesie etnike apo fetare.  Arritjet e Kosovës i dhanë fund mbikëqyrjes së Pavarësisë dhe e konsoliduan paprekshmërinë e tërësisë territoriale të saj.  Në këto 5 vite, Kosova ka ecur përpara në konsolidimin e institucioneve demokratike, ne zhvillimin ekonomik e rritjen e mirëqënies për qytetarët e Kosovës.

I nderuar zoti Mustafa,

Më lejoni që në këtë ditë të  veçantë për historinë e kombit tonë, t' ju percjell në emër të qytetarëve të Tiranës përshëndetjet  vëllazërore për qytetarët  e Prishtinës dhe mbarë Kosovës.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment