Pages

Friday, February 15, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Basha: Tirana, pas 23 vitesh me plan urbanistik

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Basha: Tirana, pas 23 vitesh me plan urbanistik
Feb 15th 2013, 16:08

bashanenkryetaretPas 23 vitesh, Tirana ka planin e saj të përgjithshëm rregullues. Ky plan, i hartuar nga ekspertët më të mirë vendas është bazuar mbi dy parime, – tha Kryebashkiaku Basha, transparencën dhe gjithpërfshirjen.

"Plot 24 sesione konsultimesh të hapura dhe mbi 68 000 qytetarë kanë marrë pjesë aktive në këto konsultime, ose duke qenë të pranishëm fizikisht, ose përmes vërejtjeve, komenteve, sugjerimeve që kanë bërë të mundura në faqet e veçanta të dedikuara, të komunikimit elektronik apo nëpërmjet komunikimit zyrtar postar me institucionet përkatëse, kryesisht me Bashkinë e Tiranës.

Ka qenë kjo shkallë  gjithpërfshirje, natyrisht edhe me faktorë të tjerë të rëndësishëm siç janë shoqëria civile, biznesi, Dhoma e Tregtisë e Industrisë, Shoqata e Ndërtuesve, shoqatat e arkitektëve, shoqatat mjedisore që kanë garantuar një shkallë të paprecedentë dhe të papërjetuar transparence, në procesin e hartimit dhe miratimit të normave të shumta, komplekse e voluminoze të këtij plani. Duke theksuar edhe njëherë këto dy parime, gjithpërfshirjen dhe transparencën, që në fakt janë çelësi që zgjidhi probleme të shumta, siç ishte problemi i tensionit midis interesit privat dhe interesit publik, siç ishte problemi i trajtimit të pabarabartë do të thoja "kriminal" të pronës, në këto vite të mungesës së planit" – u shpreh Kryebashkiaku Basha.

Kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetar i KKT, ndërsa ka vlerësuar punën e bërë nga administrata e re e Bashkisë së Tiranës, në një hark të shkurtër kohor, për t'i dhënë qytetit planin urban, ka theksuar se për 11 vjet, Tirana u mbajt peng nga babëzia e ish – kryetarit të Bashkisë.

"Nuk ka pasur asnjë faktor tjetër që ka lënë kryeqytetin e Shqipërisë pa plan rregullues, përveç babëzisë, ndaj dhe ish-kryetari i bashkisë do të regjistrohet në analet e historisë së kryeqytetit, si kryetari i babëzisë. Paraqitja e planit në një afat të shkurtër kohor është meritë e veçantë e ekipit të ri të Bashkisë së Tiranës. Së pari, unë i përgëzoj ata për guximin e madh që treguan për të anuluar planin që trashëguan, plan i cili ishte i bazuar kryekëput në politikën e shpërblimit dhe ndëshkimit. Ndëshkoheshin në mënyrë shembullore zonat autoktone të Tiranës, të cilat prej shumë e shumë vitesh nuk votonin kryetarin dhe nuk votonin majtas. Shpërbleheshin të gjithë bajlozët e betonit, për faktin e vetëm se ata mund ta peshonin kryetarin me miliona e miliona dollarë, mund ta peshonin kryetarin me kate dhe disa kate të ndërtimeve të tyre. Shpërbleheshin dhe korruptoheshin zyrtarë të lartë, përfshi kryetarin e shtetit që shiti karrigen për tre leje ndërtimi. Pra, plani ishte shndërruar në një fatkeqësi të madhe për kryeqytetin dhe ekipi i ri pati guximin qytetar ta anulojë atë, para se qytetarët të thirreshin në votime. Fakti që qytetarët e Tiranës rrëzuan me votën e tyre planin e ndëshkimit dhe shpërblimit, dëshmon drejtësinë e vendimit që mori ekipi i ri i Bashkisë dhe në një farë mënyre, më 8 maj u zhvillua edhe referendumi për planin rregullues të qytetit të Tiranës. E vërteta është që bashkë me planin, ata nxorën nga pushteti edhe shefin e planit i cili kishte parashikuar vazhdimin e betonizimit të kryeqytetit dhe faktikisht, dora-dorës asgjësimin e tij për qytetarin."

Kreu i ekzekutivit ka vlerësuar faktin se ky plan parashikon që hapësirat e gjelbra të arrijnë në 4.2 metër katror për banor, nga 0.8 që është sot dhe i jep qytetit të gjitha kushtet, për të qenë një qytet i shëndetshëm dhe ekologjik.

"Ky plan i kthen qytetarit, qytetin. Ky plan sot ka vendosur në epiqendër qytetarin e Tiranës, hapësirat e tij jetësore, mjediset e tij social-kulturore, rrugët e tij për këmbësorë, për çiklistë dhe synon në tërësinë e tij që mbitokën t'ia lërë qytetarit dhe nëntokën parkingut edhe trafikut. Plani i jep fund praktikës primitive të ndëshkimit të qytetarëve. Mund të imagjinoni ju dy fqinjë, të cilët kishin shekuj që jetonin pranë njeri –tjetrit dhe për shkak të njollës së ndërtimit njëri gdhihej milioner, në mos më shumë, tjetrit i shtohej edhe hija e pallatit dhe mbetej në varfërinë e tij. Plani i jep fund kësaj situate. Ai ndan në pjesë të barabarta të gjithë të ardhurat që sigurohen nga ndërtimi për truallin dhe mjedisin përreth. Pra, nuk do të ndodhë më që hija e pallatit të shndërrohet në hije mjerimi për ata që jetojnë përreth tij".

Kryeministri Berisha ka paralajmëruar hapa ligjorë, të cilët do të mundësojnë nisjen sa më parë të zbatimit të këtij plani, i quajtur "kushtetuta" e qytetit.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment