Pages

Thursday, February 14, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Urdhëri i ministrit Bode, revokohet sekuestro për pronat e shtetasit arab Yasin Al-Qadi

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Urdhëri i ministrit Bode, revokohet sekuestro për pronat e shtetasit arab Yasin Al-Qadi
Feb 14th 2013, 14:28

al qadiTIRANE—Shteti shqiptar ka vendosur revokojë urdhrin e sekuestrimit të aseteve të shtetasit arab Yasin Al-Qadi. "Lajmifundit.al" mëson se përmes një urdhri të posaçëm, Ministri i Financave Ridvan Bode ka vendosur që të ndërmarrë këtë veprim ndaj urdhrit nr.2 të datës 3 dhjetor 2004.

Në urdhër shkruhet se "revokohet urdhri nr.2 i datës 3.12.2004 "Për sekuestrimin e aseteve të shtetasit arab Yasin Al-Qadi i njohur dhe si: a) Shaykh Yassin Abdullah b) Yasin Kahdi c) Yassin Kadi ç) Kadi Jassin d) Yassin Abdullah Kadi" të Ministrit të Financave, i ndryshuar me urdhrat nr. 27, datë 5.7.2006 dhe nr. 36, datë 27.11.2006.

Ky revokim përfshin të gjitha fondet, llogaritë, asetet, pasuritë e paluajtshme, trojet, investimet në shoqëri tregtare dhe mjetet financiare në emër të shtetasit YASIN AL-QADI të sekuestruara me urdhrat e mësipërm. Për dorëzimin e pasurive të revokuara me këtë urdhër, të ngrihet një grup pune në përbërje të të cilit të ketë një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave.  Ngarkohet Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për kthimin e pasurive të identifikuara dhe të marra në dorëzim, si dhe të ardhurave të siguruara nga administrimi i tyre, pasi t'i zbriten shpenzimet e lejuara.

Vendimi për sekuestron e pronave të këtij shtetasi u mor në vitin 2004 me firmën e ministrit të atëhershëm të financave Arben Malaj. Nisma u krye në zbatim të ligjit "Për masat kundër financimit të terrorizmit" dhe bazuar në "listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit".

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment