Pages

Friday, February 15, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: KQZ: 82 njësi vendore nuk kanë sjellë informacion për qendrat e votimit

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
KQZ: 82 njësi vendore nuk kanë sjellë informacion për qendrat e votimit
Feb 15th 2013, 16:05

Drilona HoxhajKomisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se në zbatim të Kodit Zgjedhor për përgatitjen organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, u ka kerkuar njesive te qeverisjes vendore dhe zyrave te gjendjeve civile prane tyre, informacionet e nevojshme për publikimin e ekstratit te perberesve zgjedhore si dhe caktimin e Qendrave të Votimit ne njesine perkatese te qeverisjes vendore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstaton me shqetesim se deri sot nuk kanë sjellë informacion për Qendrat e Votimit 82 njësi te qeverisjes vendore nga 383 njësi vendore ne total.

Terheqim vemendjen dhe i bejme thirrje kryetareve te njesive te qeverissjes vendore, te bashkive dhe komunave, qe sa me shpejt   te depozitojne prane Komisionit Qëndror te Zgjedhjeve informacionin e kerkuar.

Situata me shqetesuese paraqitet ne Qarkun e  Elbasanit  me 16 njësi vendore, Korça  me 15 njësi vendore,  Fier me 13 njësi vendore, dhe Kukesi me 11 njësi vendore.

Nga 301 njesite vendore qe kanë sjellë informacion , 204 prej tyre kane permbushur detyrimet ne përputhje me Udhëzimin e KQZ-së Nr.1, datë 12.12.2012 "Për mënyrën e ngritjes dhe caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit dhe përgatitjen e hartës së njësisë së qeverisjes vendore për zgjedhjet".

Per 87 njesite e tjera vendore Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve konstaton se informacionet e ardhura prej tyre kane mangesi.

Më konkretisht:

  • Numri i zgjedhesve ne qëndrat e votimit te caktuara tashme nga kryetaret e njesive te qeverisjes vendore ne 42 njësi vendore eshte ndën ose mbi numrin e përcaktuar me ligj,perkatesisht nen 200 zgjedhes dhe mbi 1000 zgjedhes, ndersa per Qarkun e Tiranes mbi 700 zgjedhes.
  • 43 njësi vendore nuk përcaktojnë fare numrin e zgjedhësve për çdo Qëndër Votimi.
  • 2 njësi kanë dhënë numër zgjedhësish të vitit 2011, pa pasqyruar ndryshimet dhe levizjet demografike ne keto njesi.

Ndërsa Hartën e njësisë te qëndrës së votimit, për zgjedhje e kanë sjellë deri tani vetëm 80 njësi vendore.

Afati ligjor i percaktuar ne kodin Zgjedhor per dorëzimin e ketij informacioni nga kryetaret e njesive te qeverisjes vendore ka perfunduar.

Me anë të kësaj deklarate j'u bëjmë edhe njehere thirrje drejtuesve te organeve të qeverisjes vendore që të shpejtojne punen e tyre dhe të sjellin sa më parë dokumentacionin ligjor ne perputhje me percaktimet e Kodit Zgjedhor dhe te Udhëzimit të KQZ-së Nr.1, datë 12.12.2012 pasi në të kundërt Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të procedoje me vendosjen e saksioneve administrative ne ngarkim te personave pergjegjes.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment