Pages

Sunday, February 24, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Greqi, dështon arratisja me helikopter nga burgu, të implikuar dy shqiptarë

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Greqi, dështon arratisja me helikopter nga burgu, të implikuar dy shqiptarë
Feb 24th 2013, 19:36

policia_grekeDështoi dje një tentativë arratisjeje me helikopter nga burgu i Trikalas në Greqi. Autoritetet greke kanë njoftuar se katër persona, 2 shqiptarë e 2 grekë, kanë tentuar të ndihmojnë në arratisjen e Panajotis Vlastos, një nga eksponentët më të njohur të krimit në Greqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 helikopteri me pilotin dhe 3 persona në bord u afrua në oborrin e burgut dhe pasi qëndroi për disa minuta mbi të, lëshoi shkallën, ku hipi i dënuari Panajotis Vlastos.
Shkalla e helikopterit ngeci në telat me gjemba dhe kjo vonoi arratisjen duke iu dhënë kohë rojeve të burgut dhe policisë të qëllojnë mbi të. Sipas policisë, shqiptarët u përgjigjën duke hapur zjarr dhe për pasojë është lënduar lehtë një roje burgu, citon nevvs24.
Sipas tij, nga zjarri i policisë, helikopteri u detyrua të ulet në oborrin e burgut, ndërsa i dënuari u rrëzua nga shkallët e tij duke u dëmtuar. Nga plumbat u plagos në dorë edhe piloti i helikopterit, i cili u dërgua në spital, ndërsa shqiptarët shpëtuan me gërvishtje të lehta.
Policia ka arrestuar pilotin dhe 3 personat që gjendeshin në bordin e helikopterit, 2 nga të cilët shqiptarë.  Kjo është një tentativë për arratisje me helikopter nga burgu, pas 2 arratisjeve spektakolare që arriti të realizonte i dënuari shqiptar Alket Rizai.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment