Pages

Wednesday, February 27, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Dy aksidente në Gjirokastër, pesë persona të plagosur

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Dy aksidente në Gjirokastër, pesë persona të plagosur
Feb 27th 2013, 17:42

aksidentiGJIROKASTER–Rreth orës 14.30, në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër ka ardhur një telefonatë se në aksin Rrrugor nacional Gjirokastër – Dervicjan , në vendin e qaujtur Mongjilla ka ndodhur një dalje nga rruga e një automjeti .

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrulla e Policisë Rrugore si dhe grupi Hetimor ku ka rezultuar se:

Automjeti tip Benx me targa TR 1605 M, që drejtohej nga shtetasi Gëzim Brahimi , i datëlindjes 1962, lindur dhe banues në Lazarat , me drejtim lëvizje nga Dervicjani për në Gjirokastër , si pasojë e lageshtisë së tepërt në rrugë , ka dalë nga rruga duke u përplasur me karanxhatën e rrugës pasi mjeti u batua dhe për pasojë drejtuesi i automjetit  është plagosur rëndë dhe është transportuar me helikopter për në Tiranë pasi gjendja shëndetësore e tij është kritike.

Disa minuta më vonë po në këtë aks rrugor , në dalje të qytetit Gjirokastër tek varrezat e reja të qytetit ka ndodhur një përplasje metjkesht dhe konkretisht :

Automjetit tip Ford me targa TR 57 85 S, që drejtohej nga shtetasi Roland Qëndro i datëlindjes 1983, lindur dhe banues në Gjirokastër  është përplasur me automjetin tip Benx me targa AA 264 CJ, që drejtohej nga shtetasi Denis Morina i cili e kishte blerë makinën nga shtetasi Shefki Shalari , dhe në momentet e para policia rrugore ka gjetur dokumentat në emër të shefki Shalarit  dhe kjo ishte arsyeja që u dha emri i tij si drejtues mjeti, por shtetasi Shefki Shalari ska lidhje, nuk është drejtuesi i automjetit dhe nuk ka qenë fare në automjet.

Benzi me targa AA 264 CJ, pasi eshte përplasur me automjetin tip Ford  ka humbur kontrollin dhe është përplasur më pas edhe me bordurën anësore prej betoni të rrugës.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i automjetit tip benx me targa AA 264 CJ , Denis Morina i datëlindjes 1973 nga Tirana.

Erida Moria e datëlindjes 1977 nga Tirana bashkëshortja e  Denis Morinës.
Aishe Morina e datëlindjes 2000 ,vajza e çiftit Morina.
Elsjana Milo e datëlindjes 1972 nga Tiranë ,  motra e Erida Morinës.

Të katërt shtetasit e lartpërmendur ndodhen të shtruar në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka konstatuar se shkaku  paraprak i dy aksidenteve është shkelja e rregullave të Qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve  .

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment