Pages

Sunday, February 24, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Bojërat e flokëve shkaktojnë kancer në lëkurë

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Bojërat e flokëve shkaktojnë kancer në lëkurë
Feb 24th 2013, 16:52

boje_flokeBojërat e flokëve të përdorura nga miliona gra nëpër botë përmbajnë kimikate që mund të shkaktojnë kancerin. Lajmi është bërë me dije nga shkencëtarët britanikë pas një hulumtimi të bërë në Britaninë e Madhe.
Ekspertët kanë thënë se gjatë analizimit të përbërjeve të ngjyrave kanë hasur në kimikate që mund të shkaktojnë kancerin, kryesisht kancerin e lëkurës.
Ky studim është publikuar në një revistë të njohur shkencore në Britani kurse janë dhënë edhe detajet ku thuhet se një e treta e grave dhe një në dhjetë meshkuj në botë janë të rrezikuar nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.
Për këtë shkencëtarët nga qyteti anglez Leeds, ku është bërë studimi u kanë bërë thirrje si njerëzve ashtu edhe prodhuesve të kozmetikës, në veçanti sektorit të prodhimit të ngjyrës së flokëve që të mundohen ti shmangin kimikatet e dëmshme në ngjyra, por industria kozmetike ka kontestuar fuqishëm kërkesën e shkencëtarëve .
Ata paralajmërojnë se kimikatet të njohura si aminet sekondare, t ë cilat gjenden në të gjitha ngjyrat e flokëve mund të depërtojnë në lëkurë dhe në flokë të qëndrojnë me ditë, muaj, apo dhe vjet, citon express. Gjëja që shkakton brengosje më të madhe është se këto kimikate të cilët ne mund ti kemi në kokë reagojnë në tym duhani duke formuar kështu kimikate shumë helmuese të quajtur N-nitrosamines.
Shkencëtarët thonë se nuk ka rëndësi se sa është çmimi i ngjyrës dhe kompania prodhuese, pasi në të gjitha llojet janë këto kemikate.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment