Pages

Saturday, February 23, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Përvoja ime “e tmerrshme”: S`do fluturoj më kurrë me “Belle Air”

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Përvoja ime "e tmerrshme": S`do fluturoj më kurrë me "Belle Air"
Feb 23rd 2013, 17:31

belle_airKompania Belle Air, akuzohet nga qytetarët dhe madje edhe nga klientët e saj për mungesë korrektese, papërgjegjshmëri e cilësi të dobët në shërbim.

Në adresën elektronike të lajmifundit.al, ka mbërritur sot ankesa e një studenteje shqiptare në Itali e cila priste prindërit e saj për të qenë të pranishëm në ditën e diplomimit, por kjo nuk ndodhi.
Ajo u diplomua e vetme atje ndërsa prindërit e saj në moshë, mbetën aeroporteve. Studentja u desh të udhëtonte me makinë nga një qytet në një tjetër për të marrë prindërit që për shkak të anulimit të fluturimit nga Belle Air, u desh të udhëtonin në një itinerar krejt tjetër nga ai për të cilin kishin paguar.Kompania në fjalë duket se vepron në një situatë monopoli pasi nuk ka konkurentë të tjerë në linjat e Italisë. Për rrjedhojë, në kushtet e mungesës së konkurencës, vonesat, zvarritjet dhe anulimet e fluturimeve nga "Belle Air" kanë qenë të vazhdueshme.
Edhe cilësia e avionëve është "në listën e zezë"-thonë udhëtarët shqiptarë të cilët shprehen se janë të detyruar të udhëtojnë me këtë kompani në destinacionet e Italisë pasi nuk kanë zgjidhje tjetër.
Sipas ligjit, tregu i lirë dhe konkurrenca është ajo që ndikon në përmirësimin e shërbimeve të kompanive ndaj klientëve të tyre.
"Ne te vertete nuk duhej te fluturoja une, por prinderit e mi me nje itinerar te tille Tirane -Perugia, dt e nisjes ishte 22 shkurti me orar 10.20. Parashikohej mberritja ne oren 12.10. Duke ditur e njohur jo seriozitetin e Belle Air dje konfirmova orarin per te qene e sigurte qe prinderit e mi do mberrinin ne destinacion ashtu sic ishte parashikuar dhe kjo gje mu konfirmua. Per habine time, as 30 min me pas marr nje sms ne cel po nga Belle Air ku lajmeronte per anullimin e fluturimit", thotë studentja.
Ajo pohon se "pas 100 tentativash per tu lidhur me nje nga operatoret dhe per te mesuar ne kishte ndonje variant apo mundesi qe prinderit e mi te mberrinin ne Itali ne dt 22 Shkurt mu ofrua alternativa e fluturimit nga Tirana per Ankona. Orari i nisjes ishte 14.30. Kjo gje nuk ndodhi natyrisht por si pa sy e faqe as nuk lajmeruan qe kishin shtyre perseri orarin e nisjes duke e spostuar per ne oren 16.00 te po te njejtes dite. Si mund te besh gjithe keto spostime pa lajmeruar te interesuarit sepse ne paguajme kete kompani kaq ordinere per te patur 1 sherbim,dhe sherbimin une e kerkoj kur e dua une jo kur ka oreks Belle Air. Por historia nuk mbaron ketu.Keto 2 bileta une i kam blere qe ne dt 15 Janar dhe cdo dite qe kalonte miq e te njohur me tregonin surprizat qe kishin patur me ta.Per te qene e sigurte qe prinderit e mi do ishin prezent ne diplomin tim ne Perugia me dt 22 Shkurt mendova t’i ndryshoj datat".
Më tej, denoncuesja e këtij rasti thekson: E dini cila ishte pergjigjia e kompanise?Absolutisht nuk mund te behej dicka e tille sepse ishin 2 bileta te blera ne promocion prandaj dt nuk mund te ndryshoheshin. Mendova alternativen B, te kerkoja 1 rimbursim te tyre dhe te ribleja 2 te tjera. Edhe kjo alternative mu mohua sepse ishin te blera me promocion. Me qesharakja e gjerave ishte se pikerisht dje Belle Air ofroi mundesine e rimbursimit te tyre.Tani une dua te di,kjo kompani qe vendos cmime marramendese dhe me besoni ve ne dispozicion avione te 1900 qe rrezikojne te shkaktojne ndonje tragjedi ndonje dite ku e kane seriozitetin?A mund te tallesh me njerezit ne kete fare menyre? Po e mbyll duke ju thene se sot ne dt 22 Shkurt (dje me sakte se shof qe data eshte 23 tashme) jam detyruar te udhetoj me kushte atmosferike te tmerrshme (ngelem te bllokuar ne malet e Ankones nga debora) qe te shkoja e te merrja ata 2 prinder te shkrete qe per ore priten te shikonin vajzen e tyre sesi u diplomua vetem. Ju si agjenci lajmesh e keni per detyre t’i denonconi keto gjera qeshakare qe ndodhin me shqiptaret. Ju kerkoj ndjese per zgjatjen e ketij mesazhi por sinqerisht ndihem e alteruar dhe shume e zhgenjyer. Nuk besoj se do zgjedh me te fluturoj me ta", mbyll deklaratën e saj studentja shqiptare e sapodiplomuar në Itali.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment