Pages

Tuesday, February 19, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: PD, Vorpsi: Heshtja e Edi Ramës na jep të drejtë ta akuzojmë për pastrim parash

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
PD, Vorpsi: Heshtja e Edi Ramës na jep të drejtë ta akuzojmë për pastrim parash
Feb 19th 2013, 17:32

Laura Vorpsi ne seline e PD

Laura Vorpsi ne seline e PD

TIRANE—Partia Demokratike ju rikthye sot akuzave ndaj kreut të socialistëve Edi Rama. Në një konferencë për shtyp, zëvendës zëdhënësja e selisë rozë Laura Vorpsi deklaroi se po bëhen dy muaj që Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, fshihet dhe vetëm fshihet i frikësuar dhe nuk bën transparencën e premtuar për skandalet e tij korruptive personale dhe familiare.

"Z. Rama shpif dhe trillon çdo ditë dhe për çdo gjë, por nuk tregon qoftë dhe një faturë të vetme për 1 milion euro investim në pallatin pajë, apo 100 milion lekë të kredisë pa interes të gruas së tij, apo për tokën e blerë, sipas tij me 2 dollarë, për rezidencën verore në Dajt", u shpreh Vorpsi.

Unë, tha ajo, jam sot këtu per t’i bërë thirrje zotit Rama, t’i tregojë publikut çmimin e vërtetë të blerjes për vilën e tij 8 mijë metër katrorë, në një zonë në të cilën toka është blerë nga qytetarë të tjerë, jo dy dollarë siç e deklaroni se e keni blerë ju, por së paku 60 e më shumë dollarë, çmim shitje këto të regjistruara në dokumenta zyrtare.

"Çmimi prej 200 lekësh apo 2 dollarë ose 1.3 euro që ju keni deklaruar, është qesharak dhe nuk egziston askund në periferinë e Tiranës. Ndaj, ju bëjmë thirrje t’i thoni publikut çfarë fshihet prapa këtij çmimi. Shmangia e detyrimit tatimor të shumës së vërtetë të përdorur për blerjen e tokës, origjina jo e pastër e parave të përdorura për këtë qëllim", insistoi Vorpsi.

Partia Demokratike kerkon nga zoti Rama, të paraqesë para publikut të gjitha dokumentat  zyrtare bankare, tatimore dhe faturat e paguara firmës së ndërtimit për 1 milion euro investim në pallatin 5 katësh me sipërfaqe ndërtimi 900 metër katrorë  me investitor dhe pronar kunatin e shokut Rama, të vetëpunësuar dhe xhaxhain e tij pensionist.

Partia Demokratike i kujton zotit Rama, se mosparaqitja e faturave dhe fshehja ndaj publikut të burimit të financimit prej 1 milion euro të pallatit në pajë, e akuzon rëndë për origjinë jo të pastër të këtyre parave familjare.

"Ju edhe mund të heshtni zoti Rama, por pallati në pajë nuk mund të fshihet me heshtjen tuaj. Ai rëndon dhe do të rëndojë çdo ditë e më shumë mbi supet tua dhe të Partisë Socialiste. Partia Demokratike i bën thirrje zotit Rama, të zbardhë me dokumenta zyrtare siç kërkon ligji i deklarimit të pasurive origjinën e 100 milionë lekëve kredi pa interes të gruas së tij dhënë motrës së vetë. Heshtja juaj familjare per keto ceshtje  Z Rama flet vet madje shume me teper nga cmendoni dhe ju akuzon direkt per larje parash. Së fundi Partia Demokratike i deklaron   zotit Rama se dy lejet e ndërtimit dhënë gruas së tij për ndërtimin e pallatit në sheshin e pallateve në konflikt të hapur interesi dhe shkelje të nenit 62 të ligjit të urbanistikës dhe anullimin e lejes së në të njëjtin vënd të një qytetari tjetër, dëshmojnë standaretet më të ulta të punës së një zyrtari dhe për këtë duhet t’u kërkosh ndjesë publike qytetarëve të Tiranës", theksoi Vorpsi.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment