Pages

Friday, February 22, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Greqia shkel protokollin, ndalon autobusët nga Shqipëria

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Greqia shkel protokollin, ndalon autobusët nga Shqipëria
Feb 22nd 2013, 17:24

kakavijeShqipëria po sheh mundëisnë e ndërhyrjes ndaj bllokimit të autobusëve shqiptarë nga autoritetet greke. Këto të fundit kanë shkelur protokollin e nënshkruar me Shqipërinë në lidhje me lejimin e kalimit te mjeteve te transportit nga Shqiperia në Greqi.
Zëvendës.ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Ylli Manjani, ka thënë se problemi vazhdon të jetë prezent pasi fundi i muajit shkurt është përcaktuar si afati përfundimtar i lejimit të autobusëve të kalojnë në shtetin grek.
Sipas Manjanit, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit nuk do ta pranojë këtë vendim dhe do të bëjë të pamundurën në arritjen e një marrëveshje me palën greke.
Manjani theksoi se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që po përjashtohet nga kjo e drejtë. Bllokimi i të gjitha këtyre linjave sic ka paralajmëruar pala greke, në fund të muajit shkurt do të thotë katastrofë ekonomike për kompanitë shqiptare të transportit.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment