Pages

Saturday, February 16, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Kuçovë, shkoi të bindë të heqë dorë nga divorci, vret vjehrrin dhe vjehrrën

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Kuçovë, shkoi të bindë të heqë dorë nga divorci, vret vjehrrin dhe vjehrrën
Feb 16th 2013, 14:37

vendivrasjaPolicia e Beratit ka organizuar disa operacione gjatë ditës së sotme për kapjen dhe arrestimin e autorit të vrasjes së dyfishtë të ndodhur në qytetin e Kuçovës mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ndodhi ne lagjen "Llukan Prifti" dhe qe duket se si motiv kishte nje martesë qe po shkonte drejt divorcit. Vrasja e dyfishtë ndodhi pasi Riza Latifaj, 58 vjeç, banor i fshatit Levan në rrethin e Fierit, shkoi në banesën e prindërve të gruas së tij ne Kuçove në përpjekje për të biseduar me Ëngjëllushe Muço dhe familjarët e saj, ku 48-vjeçarja jetonte pas largimit nga shtëpia.
Gruaja e autorit, shtetasja Engjellushe Muco prej dy muajësh ishte larguar nga banesa e bashkshortit dhe kishte jetuar tek vëllezërit në Greqi. Së fundi ajo ishte kthyer tek prinderit ne Kuçove. Çifti kishte 20 vjet martuar, por vitet e fundit po përballej me shume grindje.
Ata jane grindur dhe autori nuk ka mundur te binde bashkeshorten qe te kthehej ne shtepi. Ndodhur në kushtet e tronditjes psikike, ai ka qelluar me arme automatik ku plagosi vjehrren Vasilika Muco, 65 vjece dhe bashkeshorten. Plumbat nuk kursyen as vjehrrin, 67-vjeçarin Rexhep Muco, i cili mbeti i vdekur ne vend.
Nena e plagosur dhe vajza e saj u transportuan drejt spitalit të Beratit, por 65-vjeçarja Vasilika Muco edhe pse iu nenshtrua  ndërhyrjes kirurgjikale, nuk mundi te mbijetoje si pasojë e plagëve te marra.
Në gjendje të rëndë vazhdon të jetë vajza e saj Ëngjëllushe, ndersa policia ka shpallur ne kerkim autorin e kesaj ngjarje te rende.
Policia e Beratit tha se ka mobilizuar gjithë strukturat e saj për kapjen e autorit të ngjarjes, por ende nuk ka rënë në gjurmët e tij.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment