Pages

Tuesday, February 19, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Edhe Bullgaria i heq licencës CEZ-it. Borisov: Shkelën rregullat

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Edhe Bullgaria i heq licencës CEZ-it. Borisov: Shkelën rregullat
Feb 19th 2013, 16:33

ceziiiiKryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, ka thënë se licenca e kompanisë çeke për shpërndarjen e energjisë elektrike në vendin e tij, do të revokohet, pas dyshimeve se ka thyer sistematikisht rregullat e prokurimit.
Njoftimi i tij vjen pas disa ditësh protesta mbarëkombëtare, për shkak të faturave të larta të energjisë elektrike.
Kompania çeke, CEZ, këmbëngul se nuk ka shkelur rregullat. Një zëdhënës i saj në Pragë e ka cilësuar deklaratën e kryeministrit Borisov si "shkelje serioze të ligjit të Bullgarisë, si anëtare e Bashkimit Evropian".

Dhjetëra-mijëra bullgarë u janë bashkuar protestave të ditëve të fundit kundër çmimeve të larta të energjisë elektrike, duke bërë po ashtu thirrje për dorëheqjen e qeverisë së Borisovit.

Njëmbëdhjetë njerëz janë lënduar të hënën në Sofje, gjatë përleshjeve të protestuesve me policinë.

Në muajin janar, edhe Shqipëria ka revokuar licencën e CEZ-it, duke akuzuar kompaninë se nuk ka kryer obligimet e parapara me kontratë.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment