Pages

Thursday, February 28, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Referendumi për 3 ligjet e integrimit, Komisioni i Ligjeve voton kërkesën, opozita mungon

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Referendumi për 3 ligjet e integrimit, Komisioni i Ligjeve voton kërkesën, opozita mungon
Feb 28th 2013, 17:21

ligjetKomisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi  sot projektvendimin për miratim me referendum të 3 projektakteve të rëndësishme.

Tre projektaktet janë të një rëndësie themelore për rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.

Pasi u njoh me përmbajtjen e nismës në fjalë nga relatori, z Tritan Shehu, Komisioni  për Çështjet Ligjore, vetëm me votat e anëtarëve të mazhorancës miratoi projektvendimin duke e kaluar atë për votim në seancën e radhës plenare.

Po dje, Komisioni për Çështjet Ligjore miratoi edhe dy projektligje të rëndësishme, përkatësisht projektligjin "Për ratifikimin e kontratës për shitjen 100% të aksioneve të shoqërisë "Hec, Bistrica 1 dhe Bistrica 2", Sh.a, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes dhe Shoqërisë "Kurum International", Sh.a" si dhe projektligjin "Për ratifikimin e kontratës për shitjen e 100% të aksioneve të shoqerise "HEC, Ulez – Shkopet", Sh.a, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes dhe Shoqërisë 'Kurum International", Sh.a.".

Anëtarët e opozitës nuk morën pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Kerkesa per referendumin:

"Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një të pestës  së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj I një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum."

"Në zbatim të këtij neni të Kushtetuës, deputetët nismëtarë, përfaqësues të partive parlamentare që përbëjnë edhe shumicën qeverisëse, I propozojnë kuvendit marrjen e vendimit për të shtruar në referendum të përgjithshëm popullor, çështjen e miratimit të tre projektateve që do të bëjnë të mundur marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian."

Kërkohen të paraqiten në referendum të përgjithshëm:

1. Projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588. Datë 15.03.2000 Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, ( depozituar në Kuvend më datë 11.07.2012)

2. Projektligji për nëpunësin civil (depozituar në kuvend më datë 7.09.2012)

3. Projektligji projektvendimi për disa shtresa dhe ndryshime në vendimin nr.166, datë 16.12.2004 "Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar (prill 2012) të shoqëruar me dokumentacionin parlamentar të shqyrtimit të tyre në organet e Kuvendit.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment