Pages

Sunday, February 17, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Presidenti Nishani merr pjesë në festimet e 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Presidenti Nishani merr pjesë në festimet e 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Feb 17th 2013, 16:59

nishaniPRISHTINE–Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Ahtifete Jahjaga, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani mori pjesë në festimet e 5-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kreu i Shtetit ishte i pranishëm  në paradën e  Forcave të  Sigurisë mbajtur në Prishtinë  si dhe në seancën solemne që zhvilloi Kuvendi i Kosovës.

Presidenti Nishani uroi Presidenten Jahjaga  për arritjet e shoqërisë dhe shtetit të Kosovës në këtë 5-vjetor të pavarësimit të saj si dhe e garantoi atë për vijimin e bashkëpunimit midis dy shteteve, në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Kreu i Shtetit shprehu pikëpamjen e Tij se ky është një moment mirënjohje dhe falënderimi ndaj SHBA-ve si dhe ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut, që luajtën rol kryesor në çlirimin e Kosovës dhe Pavarësinë e saj.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment