Pages

Saturday, February 23, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Maqedoni, familjet e shqiptarëve: Hallall burgu përjetë policit vrasës

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Maqedoni, familjet e shqiptarëve: Hallall burgu përjetë policit vrasës
Feb 23rd 2013, 18:12

polic_maqedonFamiljarët e 2 të rinjve nga Gostivari që u vranë nga polici Joakim Trifunovski deklarohen të kënaqur nga vendimi i Gjykatës për dënimin maksimal, me burg të përjetshëm për vrasësin. Por, siç thonë ata, paqja në familjet e tyre nuk do të flejë më, për shkak se bijtë e tyre nuk mund të kthehen më në jetë. Megjithatë, familjarët e Imran Memetit dhe Besnik Shehabit thonë se të paktën, vërdikti i djeshëm do të jetë një mësim i mirë që krime të tilla të mos përsëriten më.

"Po gjykimin e pritëm mirë, mendonim se duhet të del kështu se s'kishte rrugë tjetër, përveç gjykim me burg të përjetshëm. Po shpirti jonë nuk qetësohet kollaj më, nuk qetësohet kollaj dënimi vlen më shumë për tjerët se sa për ne,të mos ndodhe rast i njëjtë tjetërkund se sa për ne që i humbëm fëmijët se di nuk di çka të thotë njeriu për këto gjëra, kjo është një plagë që nuk mbulohet. Drejtësia e bëri të veten më shumë s'ka çka të bëj drejtësia,mendoj se e bënë ashtu si duhet. Por të humbësh dy djem të rij s'ka shpjegim, për ne nuk shërohet ajo asnjëherë. Hyjmë në shtëpi, lugat na duket shtëpia nuk e di", deklaroi  Haqif  Shehapi, familjar i Besnik Shehapit.

"Ditëve të fundit vetëm se janë trazuar ndjenjat familjare, vaji lotët janë shtuar, qetësia ndoshta nga brenda nuk duket por gjykimi është i drejtë dhe i papritur ndoshta nga blloku shqiptar në Gostivar, por unë e përshëndes vendimin e gjykatës", tha Muzafer Osmani, familjar i një prej viktimave.

Edhe qytetarët e thjeshtë, të cilët janë mësuar të dëgjojnë për procese të montuara ndaj shqiptarëve, thonë se verdikti i Gjykatës së Gostivarit duhet marrë shembull për dënimin e veprave të tilla. Edhe pse nuk pranojnë të komentojnë para kamerave, ata ndanin qëndrimin për më shumë kritere në punësimin e efektivave blu, për të mos i besuar kujtdo armë, si dhe ndaj policëve të organizohen në mënyrë të shpeshtë kontrolle psikike e fizike.

"Banorët e Gostivarit edhe pse para kamerës as që duan ta përmendin këtë si rast, shprehen të habitur nga ky lloj gjykimi, sepse, thonë, për herë të parë në gjykatën e Gostivarit, apo në gjykatat e Maqedonisë për të cilat duhet të jetë shembull kjo e Gostivarit, është bërë një gjykim ashtu siç i ka hije ligjit. Ata porosisin që në të ardhmen, të kontrollohen jo vetëm qytetarët që mbajnë armë por edhe policët, pra kujt i besohet arma, që të mos pësoj ndonjë rast tjetër".

Më 28 shkurtin e vitit të kaluar, pas një zënke për një vend parkimi, polici Joakim Trifunovski vrau me armën zyrtare të policisë, dy të rinjtë Besnik Shehapi dhe Imran Memeti. Bashkim Sulejmani

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment