Pages

Thursday, February 28, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Ambasada PINK/LGBT: Tё ndёshkohen ata qё na fyejnё nё rrjetet sociale

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Ambasada PINK/LGBT: Tё ndёshkohen ata qё na fyejnё nё rrjetet sociale
Feb 28th 2013, 18:19

homoseksualetAmbasada PINK/LGBT Pro Shqipёri ka dorёzuar sё fundmi pranё zyrёs sё Avokatit tё Popullit propozime pёr disa ndryshime nё Kodin Penal tё Republikёs sё Shqipёrisё. Kёto propozime synojnё tё sjellin disa ndryshime specifike nё lidhje me vepra penale tё kryera ndaj personave tё komunitetit LGBT.

Dokumenti, i paraqitur nga Ambasada PINK vё theksin tek disa nga problemet kyçe qё prekin komunitetin LGBT sot nё Shqipёri, tё tilla si krimet e urrejtjes, nxitja e urrejtjes dhe gjuha e urrejtjes nё mediat sociale.

Duke i identifikuar si shumё tё domosdoshme, Ambasada PINK ka propozuar qё nё motivet e kryerjes sё njё vepre penale (neni 50) pёrkrah gjinisё, racёs, ngjyrёs dhe etinsё tё shtohen edhe identiteti gjinor dhe orientimi seksual. Pёrkrah kёtij ndryshimi ёshtё propozuar qё tё bёhen shtesa edhe nё lidhje me me nxitjen e urrejtjes dhe thirrjeve pёr urrejtje nacionale (nenet 265 dhe 266) nё tё cilat tё parashikohen si tё dёnueshme edhe ato qё bёhen pёr shkak tё orientimi seksual apo identitetit gjinor tё njё individi apo grupi individёsh.

Mё tej, njё ndryshim shumё i rёndёsishёm i cili do mund tё adrresojё fyerjen dhe fjalimet e urrejtjes nё mediat sociale ёshtё ai i Nenit 119/b nё tё cilin parashikohen ndёshkime pёr fyerjen e qёllimshme publike, nёpёrmjet sistemit kompjuterik qё i bёhet njё personi pёr shkak tё pёrkatёsisё etnike, kombёsisё, racёs apo fesё ku tё pёrfshijё edhe orientimin seksual dhe identitetin gjinor.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri i konsideron ndryshimet e propozuara mё sipёr tё njё vlere dhe rёndёsie tё veçantё pёr mbrojtjen dhe avancimin e tё drejtave tё komunitetit LGBT nё vend. Fjalimet e urrejtjes nё mediat sociale, nxitja e urrejtjes kombёtare kundёr kёtij komuniteti si dhe krimet e urrejtjes tё motivuara nga orientimi seksual dhe identitei gjinor janё njё realitet nё Shqipёri, dhe kjo kёrkon qё ligji shqiptar tё marrё masat e duhura pёr mbrojtjen e tё gjithё qytetarёve qё i pёrkasin kёtij komuniteti.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment