Pages

Monday, February 25, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Meta: Kam qenë dhe jam partizan i krijimit të “Polit të Tretë”

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Meta: Kam qenë dhe jam partizan i krijimit të "Polit të Tretë"
Feb 25th 2013, 17:24

ilir meta konfKryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta thotë se partia e tij do të bëjë koalicion me të gjithë ato forca, të cilat japin mesazhe progresiste, konstruktive dhe bashkëpunuese. Por a ka parti të cilat LSI-ja i përjashton në mënyrë kategorike nga bashkëpunimi?

“Për ne ekzistenca në Qeveri nuk është e lidhur domosdoshmërisht me ekzistencën e LSI-së, përkundrazi, sepse LSI është krijuar si force opozitare dhe duke u distancuar nga qeverisja e asaj periudhe. Për ne është më e rëndësishme që kjo force politike t’i shërbejë stabilitetit të vendit një klimë më konstruktive dhe me pozitive, më bashkëpunuese dhe njëkohësisht t’i shërbejë përshpejtimit të atyre reformave që i japin Shqipërisë më shpejt statusin e vendit kandidat në BE, por edhe e ndihmojnë për të përmirësuar situatën ekonomike në vend. Duke qenë partizan i një politike pozitive dhe konstruktive nuk do të preferoja të shprehesha në mënyrë mohuese se me kë nuk do të bëjmë, por në mënyrë pohuese, që do të bëjmë me të gjitha ato forca të cilat japin mesazhe progresiste, konstruktive dhe bashkëpunuese”, tha Meta në një intervistë për Top Channel.

Zoti Meta deklaroi se vijon të jetë partizan i krijimit të një poli të tretë në politikën shqiptare, që sipas tij nuk do të lejojë një maxhorancë arrogante.

“Ideja e nje poli te trete apo te qendres, ne thelbin e saj eshte ideja e mospasjes te nje mazhorance te plote nga nje force e vetme, per arsye se eksperiencat kane treguar qe mazhoranca te tilla sillen me nje arrogance dhe per te frenuar kete sjellje eshte e rendesishme te kete nje ekuiliber ne çdo mazhorance te ardhshme e cila do te jete edhe baza e nje bashkepunimi me te pergjithshem edhe ne Parlament edhe ne teresi ne gjithe sistemin e qeverisjes se vendit”, tha Meta.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment