Pages

Thursday, February 21, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Hartohet buxheti i KQZ, zgjedhjet e 23 Qershorit do të kushtojnë 7 milion dollarë

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Hartohet buxheti i KQZ, zgjedhjet e 23 Qershorit do të kushtojnë 7 milion dollarë
Feb 21st 2013, 18:03

kqzzzzTIRANE—SPECIALE—Zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit do ti kushtojnë buxhetit të shtetit jo pak por mbi 7 milion dollarë. Bilanci është hartuar dhe tanimë pritet të miratohet si buxhet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Shuma totale që parashikohet të shpenzohet është 727,254,886 lekë.

Nga ky fond një pjesë prej 174,459,381 lekë shkon për pagat e personelit të përkohshëm në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe shpërblimi I anëtarëvetë KZAZ, KQV, GNV, ZR, trajnues dhe Bordi i Monitorimit të Medias.

Një shumë prej 232,298,460 lekë është parashikuar të shpenzohet për materiale specifike, material brenda vendit, karburant, shtypshkrime dhe kancelari. Shuma prej 42,897,075 lekë është parashikuar të përdoret për: shërbime transporti, shërbime udhëtim e dieta, shërbime për njoftime, shërbime për qeramarrje, shërbime të ndryshme, shërbime për mediat elektronike dhe të shkruara dhe shërbime për regjistrimin dhe transmetimin e numërimit të votave.

Në zërin e investimeve parashikohet të shpenzohen 5,574,475 lekë për pajisje kompiuterike dhe 37,322,600 lekë për pajisje për sistemin e kamerave.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment