Pages

Thursday, February 14, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Zjarrfikësi vrau të dashurën dhe veten, zbulohet letra në rroba: S`mund të më lësh

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Zjarrfikësi vrau të dashurën dhe veten, zbulohet letra në rroba: S`mund të më lësh
Feb 14th 2013, 17:09

fatos kapllaniKorce – Lajmifundit – "Unë sakrifikova familjen, fëmijët dhe veten time për ty. Ti nuk mund të më lësh se unë do të të vras. Kemi 4 vite e gjysmë bashkë dhe nuk do të më lësh, sepse unë të vras".
Këto janë fjalët e shkruara në një letër e cila është gjetur sot në rrobat e zjarrfikësit që vrau të dashurën dhe më pas qëlloi edhe veten me armë në Ersekë.

Lajmi i meparshem – Policia e Korcës shpënrdau një informacion paraprak në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Ersekë ku një person vrau të dashurën dhe veten.
Sipas burimeve zyrtare, sot ne date 14.02.2013 rreth ores  09.00 ne bllokun Nr.3 Erseke prane nje pallati 5 (pese) shtetasi Fatos Tefik Kapllani, mosha rreth 50 vjec banues ne Erseke, ka qelluar me arme zjarri (automatik) shtetasen Antoneta Kamber Petriti mosha rreth 33 vjece.
Policia bën me dije se ky shtetas ka qelluar me arme shtetasen,  me pasoje vdekjen e saj dhe me pas ne kushtet e forta te tronditjes psikike ka vrare edhe veten. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur forcat e policise, te cilet kane sekuestruar ne cilesine e proves materiale : nje automatik te kalibrit 7.62mm e cila dyshohet te jete arma me te cilen ka kryer vepren penale, si 5 gezhoja .
Nga ana e Drejtorise se Policise Qarku Korce eshte ngritur grupi hetimor dhe po punohet per sqarimin e rrethanave te ngjarjes, tha policia.
Autori i ngjarjes, Fatos Kapllani 50 vjeç është zjarrfikës i martuar dhe me dy fëmijë. Ngjarja ka ndodhur ne banesën e 32 vjeçares ndërsa fëmijët atë kohe ndodheshin ne shkolle.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment