Pages

Tuesday, February 12, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Pasaportat, Lunaçek: Në PE ka shqetësim për deklaratat e Berishës

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Pasaportat, Lunaçek: Në PE ka shqetësim për deklaratat e Berishës
Feb 12th 2013, 15:47

Ulrike LunacekRaportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Ulrike Lunaçek komentoi deklaratat e kryeministrit Berisha për mundësinë e pajisjes së kosovarëve me pasaporta shqiptare.

Ajo është pyetur nga gazetarët në Prishtinë për këtë çështje, Lunaçek tha se Parlamenti Evropian është i shqetësuar, por nuk ka dashur të komentojë më shumë.

"Edhe në Parlamentin Evropian është një shqetësim i madh rreth çështjes së dhënies së pasaportave qytetarëve shqiptarë nga Sali Berisha. Unë nuk merrem aq shumë me këtë çështje kështu që nuk mund të ju them saktësisht se kush nga ne ka biseduar me qeverinë shqiptare lidhur me këtë."- ka Lunaçek.

Një delegacion i Komisionit Evropian, po qëndron sot në Kosovë, për të dorëzuar raportin rreth vlerësimit të punës së institucioneve vendore në përmbushjen kritereve për liberalizimin e vizave.

Delegacioni i lartë i KE-së është takuar në Prishtinë me ministren e Integrimit, Vlora Çitaku, ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ministrin e Brendshëm, Bajram Rexhepi dhe zyrtarë të tjerë të zyrës së BE-së dhe EULEX-it, në Kosovë.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment