Pages

Wednesday, February 20, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Berisha sulmon Ramën: 23 Qershori do të shënojë fundin e bijve të hoxhistëve

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Berisha sulmon Ramën: 23 Qershori do të shënojë fundin e bijve të hoxhistëve
Feb 20th 2013, 17:57

beriTIRANE—Kryeministri Sali Berisha nga qyteti Studenti ku u zhvillua një aktivitet festiv për 22 vjetorin e shembjes së bustit të diktatorit Enver Hoxha sulmoi opozitën duke e paralajmëruar për humbjen e zgjedhjeve të ardhshme.

"Sot pas 22 vitesh të përmbysjes së diktaturës hoxhiste si në asnjë vend tjetër bijtë e etërve hoxhistë pasi pushtuan kreun e PS, guxuan të ndërmarrin përmbysjen me dhunë të pushteti tuaj të dalë nga vota e lirë. Ato gabuan ne ju themi dhe një herë pushtet me dhunë në këtë tokë nuk do merrni kurrë, pasi Shqipëria është vend me ligje. Liria dhe mbrojtja e vlerave të saj janë pasioni ynë, forca e pathyeshme e Kushtetutës, e ligjeve e votës dhe institucioneve të lirisë", u shpreh Berisha.

Sipas tij, sot pas 22 vitesh ata me një zemëri të plotë politike përdorin pushtetin që iu kanë besuar zgjedhësit shqiptar për tu ngritur në rrugën e integrimit, murin e turpit, murin e bllokimit.

"Në këtë shesh studentët liberator morën betimin për sakrificë sublime, ndërmorën grevën e urisë grevën më masive të lirisë që kishte parë Europa. 20 shkurti shënoi ditën që PD realizoi fitoren më të madhe në të gjithë historinë e saj. Në 23 qershor qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë do të vërshojnë si uragan drejt lirisë për një mbështetje të fuqishme. Ata ngritën murin e turpit murin e integrimit, ata gabojnë, kësaj radhe me votën tonë do të vendosim fundin e tyre", u shpreh Berisha.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment