Pages

Wednesday, February 27, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: KQZ: Disa njësi vendore nuk paraqesin të dhënat për qendrat e votimit

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
KQZ: Disa njësi vendore nuk paraqesin të dhënat për qendrat e votimit
Feb 27th 2013, 17:48

Drilona HoxhajTIRANE–Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se në zbatim të Kodit Zgjedhor për përgatitjen organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, në mënyrë të perseritur u ka kërkuar njesive të qeverisjes vendore dhe zyrave të gjendjeve civile pranë tyre,  informacion, si autoritet pergjegjese  për publikimin e ekstratit të përbërësve zgjedhore  si dhe caktimin e Qendrave të Votimit në njësinë përkatëse të qeverisjes vendore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstaton se pas masave te mara qe kane te bejne me gjobitjen e drejtuesve te  139 njesive vendore, ka patur përmirësim të dukshëm të situatës dhe ne diten e sotme  ky detyrim eshte plotesuar edhe nga 73 njesi vendore.

Por, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, konstaton me shqetesim se disa njesi vendore ende nuk kane paraqitur prane ketij Komisioni informacionin  per qendrat e votimit.

Sic dihet afati ligjor i përcaktuar në kodin Zgjedhor për dorëzimin e këtij informacioni nga kryetarët e njësive të qeverisjes vendore ka përfunduar.

KQZ, ben me dije se do te vazhdoje marrjen e masave administrative kundrejt ketyre drejtuesve te njesive vendore deri ne plotesimin e detyrimit ligjor nga ana e tyre.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment