Pages

Thursday, February 21, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Shpërthimi në Damask, 30 të vdekur, 200 të plagosur

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Shpërthimi në Damask, 30 të vdekur, 200 të plagosur
Feb 21st 2013, 16:40

damask2Mediet shtetërore të Sirisë, raportojnë për një shpërthim të madh në qendrën e Damaskut, kryeqytetit sirian. Sipas Policisë, bomba e vendosur në veturë shpërtheu të enjten afër zyrave qendrore të partisë siriane Baath dhe Ambasadës Ruse.

Mediet e shtetit e kanë quajtur atë një sulm "terrorist" – shprehje e cila shpesh përdoret për sulmet e rebelëve kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Televizioni shtetëror ka raportuar se nga ky shpërthim kanë gjetur vdekjen së paku 35 persona dhe janë lënduar më shumë se 200 të tjerë.

Ambasada Ruse ka raportuar se disa prej dritareve të saj ishin thyer prej këtij shpërthimi.

Gjithashtu u raportua se dy mortajave u ishin vënë zjarr në shtabin e përgjithshëm të ushtrisë në Damask, por nuk është thënë asgjë për viktimat e atij sulmi.rfe

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment