Pages

Thursday, February 28, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Sfida e zgjedhjeve të 23 Qershorit, baronesha Ashton: Do të udhëtoj drejt Tiranës

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Sfida e zgjedhjeve të 23 Qershorit, baronesha Ashton: Do të udhëtoj drejt Tiranës
Feb 28th 2013, 18:34

ashtonLAJMIFUNDIT—Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme në Komisionin Evropian Catherine Ashton paralajmëron se do të vizitojë Tiranën në prag të zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit.

Lajmi është konfirmuar gjatë një takimi që Ministri i Jashtëm Edmond Panariti ka zhvilluar me zonjën Ashton në kuadër të Darkës Transatlantike të organizuar në Romë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, z. Giulio Terzi. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Ministri Panariti u takua edhe me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Baroneshën Catherine Ashton. Gjatë takimit, Ministri Panariti theksoi se Qeveria Shqiptare është e angazhuar për përshpejtimin e procesit të integrimit europian të vendit. Gjithashtu, një sfidë madhore e saj mbetet organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme parlamentare.

Nga ana e saj, Baronesha Ashton konfirmoi mbështetjen për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe inkurajoi politikën shqiptare që të gjejë konsensusin për zbatimin e të gjitha kritereve të vendosura nga Komisioni Europian. Ajo informoi se parashikon të zhvillojë së afërmi një vizitë në Shqipëri, ku temë kryesore në takimet me zyrtarët e lartë të shtetit do të jetë integrimi europian dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gjatë darkës, Ministri Panariti u takua me Sekretarin amerikan, z. John Kerry. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan raportet e shkëlqyera që ekzistojnë mes të dy vendeve. Ata vunë në dukje se të dy qeveritë ndajnë pikëpamje të përbashkëta për çështjet që lidhen me rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe me gjerë.

Ministri Panariti theksoi se prioritet i Qeverisë Shqiptare është forcimi i marrëdhënieve me vendet e rajonit, përmes një politike të hapur dhe konstruktive. Në këtë kontekst, ajo ka synuar forcimin e kohezionit të faktorit shqiptar në rajon në shërbim të stabilitetit dhe frymës së mirëkuptimit mes vendeve. Gjithashtu, ai tha se Qeveria Shqiptare ka inkurajuar dhe përshëndetur dialogun e vendosur mes autoriteteve më të larta të Kosovës dhe Serbisë.

Sekretari Kerry përshëndeti rolin konstruktiv që luan Shqipëria në shërbim të paqes dhe stabilitetit rajonal. Ai vlerësoi, gjithashtu, partneritetin që ka ofruar Shqipëria si anëtare e NATO-s në mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe vlerave të demokracisë në zona të ndryshme të botës.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment