Pages

Saturday, February 16, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Medalja Presidenciale e Meritave për Dr. Elez Biberaj

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Medalja Presidenciale e Meritave për Dr. Elez Biberaj
Feb 16th 2013, 17:39

elez biberajPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dekoroi sot me Medaljen Presidenciale të Meritave, drejtorin e Divizionit të Euro-Azisë në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj.

Në vendimin e presidentes Jahjaga thuhet se zoti Biberaj është dekoruar për veprimtarinë dhe angazhimin në afirmimin e çështjes së Kosovës.

Medalja Presidenciale e Meritave, u jepet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta si arsim, shkencë, kulturë, shërbim civil etj.

Medalja u nda sot në një ceremoni të posaçme me rastin e pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, me ç'rast janë dekoruar shumë emra nga e kaluara historike e Kosovës si dhe veprimtarë vendas e ndërkombëtarë që kanë luajtur rol në proceset politike në Kosovë dhe rreth saj. /voa/

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment