Pages

Thursday, February 14, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Bllokohen 242 kilogramë drogë në kufi mes Shqipërisë e Greqisë

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Bllokohen 242 kilogramë drogë në kufi mes Shqipërisë e Greqisë
Feb 14th 2013, 18:04

drogeNjë sasi e madhe droge është kapur sot nga Policia mes Greqisë dhe Shqipërisë. Lajmi bëhet I ditur nga burimet zyrtare që kanë thënë se policia ka sekuestruar 242 kg lëndë narkotike.
Droga mësohet se është kapur në afërsi të kufirit grek. Lënda narkotike u sekuestrua në një automjet në Delvinaq, midis Gjirokastrës dhe Janinës.
Makina me lëndën narkotike drejtohej nga një shtetas grek 45-vjeçar. Lënda narkotike ishte fshehur në kabinën e pasagjerit dhe në bagazhin e automjetit, teksa ishte paketuar me thasë të zinj plasmasi.
Sipas policisë, lënda narkotike ishte transportuar me krahë deri në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë e më pas i ishte dorëzuar shtetasit grek, ku destinacion kishte Athinën.
Policia ka vënë në pranga poseduesin e lëndës narkotike, ndërsa ka nisur hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë trafik.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment