Pages

Wednesday, February 20, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Vetëvendosja:Të anulohen zgjedhjet për Kryetar të fshatrave në Ferizaj

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Vetëvendosja:Të anulohen zgjedhjet për Kryetar të fshatrave në Ferizaj
Feb 20th 2013, 17:43

vvLëvizja Vetevendosje!, Qendra në Ferizaj organizoi një Konferencë për Media, përmes së cilës shfaqi pakënaqësinë e saj rreth manipulimeve dhe ndikimeve gjatë procesit të zgjedhjeve të kryetarëve të fshatrave dhe zonave urbane në Ferizaj, tha Faton Topalli ne Konferencën e sotme.

Nuk jemi të habitur që pushteti reagon, por jemi të shqetësuar që mashtrimi publik është bërë normë e sjelljes.

Ky pushtet nuk bën asnjëherë gabim, është i ndershëm, respekton ligjin, është demokratik, prandaj dhe asnjë ankesë karshi tij nuk është e vërtetë. Së paku kjo përshtypje lihet nga reagimet e pushtetit karshi kritikave që bëjnë qytetarët dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! si opozitë.

Reagimi i pushtetit ishte menjëherë pas konferencës sonë. Jemi të vetëdijshëm që e ndjeu veten keq. Një reagim normal do të ishte shqyrtimi i ankesës sonë për të parë se a ka vërtetë hapësirë për korrigjime apo jo. Ne ishim konstruktiv dhe bëmë një varg propozimesh të cilat nuk u morën parasysh, ashtu siç nuk merren parasysh ankesat e qytetarëve. Sikur ky pushtet të reagonte me kaq shpejtësi  për problemet e qytetarëve ne do të ishim shumë të kënaqur me të.

Është e rëndësishme që opinioni të informohet që Kryetari i Komunës, në bazë të Udhëzimit Administrativ 2008/08 të MAPL është përgjegjës për implementimin e marrëveshjes, prandaj dhe nuk është mirë të fshihet pas Drejtorit të Administratës dhe Rrjetit të OJQ-ve AVONET.

Implementimi i Marrëveshjes ka filluar me një vonesë 4.5 vjeçare. Ky është një fakt që nuk mund të mohohet. Mungesa e planit zhvillimor nuk është justifikim për vonesën. Rregullorja nuk është miratuar në fund të vitit, siç deklaroi Drejtori i Drejtorisë për Administratë,  por me 10 shtator 2012. Rregullorja në fuqi  nuk respektohet nga Kryetari, e as procedura për zgjedhje.

Sipas rregullores që ka aprovuar Kuvendi Komunal në Ferizaj  (neni 6.2) aty ku ka pasur kryetar në fshat apo lagje urbane,  ai  duhet t'i informoj subjektet politike dhe të formoj një këshill të përbashkët nismëtar për organizimin dhe procedimin e mbledhjes për zgjedhjen e kryetarit të ri. Aty ku nuk ka kryetar, Kryetari i Komunës duhet të themeloj një këshill nismëtar për organizimin dhe  procedimin e mbledhjes (6.2.1) dhe jo t'i delegohet kjo detyrë Rrjetit AVONET, i cili nuk dihet saktësisht a është rrjet i SHIK-ut apo i OJQ-ve në Ferizaj.

Edhe rregullorja si e tillë nga ana juridike dhe demokratike është e mangët. Asaj i mungon:

Pjesa e ankesë për procesin zgjedhor
Mungon gjithashtu instanca e cila duhet të shqyrtoj ankesat
Afatet brenda të cilave mund të bëhen ankesat.

Nuk mjafton që ata që manipulojnë  procesin të dalin dhe deklarojnë se procesi po ec mirë  dhe  se ka transparencë. Deklarata e Bedri Pajazitit nga AVONET nuk na ka habitur për shkak që martesa e AVONET-it me pushtetin është evidente dhe e njohur për shumë Ferizajas.

Z. Pajaziti duhet t'u tregoj qytetarëve sa  paguhet për shërbimin  qe bën, në mënyrë që qytetarët të binden për „neutralitetin" dhe  „punën e mirë" që bën kjo organizatë për zgjedhjet. AVONET nuk është subjekt neutral. Ky është një fakt më shumë se pushteti komunal po manipulon këto zgjedhje në dëm të qytetarëve dhe në dëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Valon Mehmeti, aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Talinovci i Jerlive deklaroi se "Të premten e kaluar u organizuan zgjedhjet për kryetar në Talinovc të Jerlive. Pushteti komunal informoi për zgjedhjet vetëm pak orë para fillimit të zgjedhjeve. Perfaqeësuesi i  Rrjetit të Organizatave Joqeveritare AVONET deklaroi se kishte informuar vetëm PDK-n dhe LDK-n.  Madje ai e konsideronte punën e informimit si të kryer pasi që informacionin e paska përhapur përmes  profilit  të tij në rrjetin social Facebook".

Sipas rregullores informimi duhet të bëhet një javë para zgjedhjeve. Si pasojë e informimit të keq dhe tendencioz në mbledhje kanë marr pjesë vetëm 36 qytetar.

Po ashtu është e vërtetë që në Gaçkë kanë marrë pjesë shumë qytetar, ashtu siç është e vërtetë që në shumicën e tubimeve kanë marrë pjesë shumë pak qytetarë.

Për shkak të mangësive në Rregulloren që ka sjellë Kuvendi Komunal më 10 shtator 2012, kërkojmë:

Që zgjedhjet të  shpallen të pavlefshme. Edhe ashtu Kryetarët do ta përfundojnë  mandatin pa e filluar. Këto zgjedhje janë për PDK-ën, jo për qytetarët. Rregullorja e Kuvendit Komunal të anulohet dhe plotësohet me një rregullore të re e cila përmban elementet bazë për zgjedhjeve demokratike.

Zgjedhjet e Kryetarëve të rinj të bëhen, ashtu siç edhe kërkohet me udhëzimin administrativ të MAPL, 30 ditë pas konstituimit të Kuvendit të ri.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment