Pages

Thursday, February 28, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Panariti përshëndet anëtarësimin e Kosovës në RCC

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Panariti përshëndet anëtarësimin e Kosovës në RCC
Feb 28th 2013, 18:16

panaritidwMinistria e Punëve të Jashtme përshëndet anëtarësimin e Kosovës me të drejta të plota në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, një tjetër dëshmi e besueshmërisë në rritje që gëzon shteti i ri i Kosovës në rajon e më gjerë. Anëtarësimi i Kosovës në këtë Këshill është një arritje domethënëse, jo vetëm për Kosovën, por edhe në kuadër të bashkëpunimit gjithëpërfshirës rajonal, një prerogativë e integrimit të të gjithë vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

MPJ shpreh bindjen se pjesëmarrja e Kosovës në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal dhe nismave e organizatave të tjera rajonale dhe ndërkombëtare, do të kontribuojë për qasjen tërësore të sfidave me të cilat ndeshen të gjitha vendet e rajonit tonë, dhe më gjerë, por edhe për konsolidimin e mëtejshëm të paqes, sigurisë dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor.

Me këtë rast, MPJ vlerëson që edhe vendet e tjera, anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal kanë përqasur me realizëm dhe në frymë konstruktive qëndrimet e tyre mbështetëse ndaj anëtarësimit të plotë të Kosovës në këtë forum, me bindjen se kjo qasje do të reflektohet edhe në forumet dhe organizmat e tjera ndërkombëtare.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment