Pages

Thursday, February 28, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Frroku flet nga paraburgimi: Nuk e vrava unë Lamajn, shefat e policisë i kam miq

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Frroku flet nga paraburgimi: Nuk e vrava unë Lamajn, shefat e policisë i kam miq
Feb 28th 2013, 17:06

Arben Frroku

Arben Frroku

LAJMIFUNDIT–Arben Frroku, i dyshuari për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj deklaron se fotografia që ia ka bërë me krerët e lartë të policisë në Dajt nuk është rastësore por se të gjithë i ka miq ashtu sikurse ka miq edhe në rradhët e politikës. Në një intervistë telefonike nga paraburgimi i Athinës dhënë gazetarit Flamur Vezaj të AbcNews, Frroku thotë se nuk e ka vrarë Lamajn dhe se për këtë ka prova.

Kur jeni arrestuar z.Frroku?
Jam arrestuar me orën këtu rreth orës 3 ndërsa me orën shqiptare rreth orës 2…

Të mëngjesit?
Po, të mëngjesit. Kanë qenë të gjitha forcat e policisë së Selanikut. Me armë të mbushura të gjithë, forcat speciale. Pa asnjë lloj arresti. Kam le për së dyti thuaj.

Ku ishit në atë moment?
Isha në hotel po fleja gjumë.

Kishit njeri me vete apo vetëm?
Kisha një kushëri timin dhe një djalë daje.

Policia shqiptare ka njoftuar se në Selanik jeni arrestuar sëbashku me Jak Jakun dhe se u është gjetur gjatë arrestimit një pistoletë dhe lëndë narkotike e llojit kokainë….
Asnjërën nuk e ka gjetur. Mua më gjetën në gjumë dhe Jakun e Sokoli në dhomën tjetër. Nuk kishim as armë, as lëndë narkotike. Ato janë llafe nga policia shqiptare.

Nga cila pike keni kaluar në kufi drejt Greqisë?
Kam kaluar nga pika e Kapshticës me makinën time dhe me shoferin. Sipas të gjitha rregullave kam dorëzuar pasaportën, janë vulosur dhe kam kaluar krejt normalisht. Kemi bërë një kontroll tek dogana greke dhe jemi nis drejt Selanikut.

Sa ka qenë ora kur keni kaluar në kufi?
Nuk e mbaj mend. Përafërsisht mund të ketë qenë 7-8 e darkës.

Po nga Tirana në çfarë ore jeni larguar?
Kam patur një ndeshje futbolli në Laç ku luante Terbuni dhe unë jam President i skuadrës. Nga ora 4 jemi nis nga Laçi dhe kemi ardhur në Tiranë. Nga ora 5 jemi nisur nga Tirana drejt Kapshticës.

Cilën rrugë keni përshkruar?
Kam kaluar nga komuna e Parisit. Itenerari im mund të gjendet përmes telefonit.

Ku ishit në momentin e vrasjes së zotit Lamaj?
Nuk e di, as nuk e kam idenë. Vetëm kur më kanë lajmëruar kam qenë në doganë duke dorëzu pasaportat. Vëllai më njoftoi se po të kërkon policia sepse është bërë një vrasje në Tiranë. I thashe nuk mbaj përgjegjësi për çka ndodh në Tiranë po ik se kam gjyqe në Selanik. Kisha një gjyq këtu dhe kisha takim me avokatin.

Keni patur konflikt me komisarin Lamaj ju?
Po, po kam pasur konflikt. Çështja jonë është në prokurori. Unë kam dëshmitarët e mi ai të vetët.

Keni kërcënuar ju njeri?
Jo, fare. Nuk kam patur asnjë lloj kontakti përveç atëherë kur kam dorëzu dokumentacionin.

A është e vërtetë që ju kanë keqtrajtuar në komisariatin nr.6 zoti Frroku?
Po, në prill po. Nuk e mbaj mend fiks. Shkaku i nisjes së konfliktit është se ai më ndaloi ditën e verës. Më shoqëruan në dhomat e izolimit. Më nisën një procedurë penale për mosbindje të forcave të rendit çka nuk ishte e vërtetë. Më bëri arrestimin e fundit që më dhanë 20 ditë burg dhe u lirova nga apeli. Nga vet shefi i komisariatit u keqtrajtova.

Janë botuar disa foto ku ju keni dalë me disa prej shefave të policisë.  Si u gjetët bashkë?
Isha duke ngrënë drekë në Dajt dhe bëra fotografi. I kam miq ata unë. Nuk i kam vetëm ata miq. Më njohin biznesi e politika. Isha në drekë pas orarit të punës. Nuk e mbaj mend kur është bërë fotoja.

Drejtuesit e policisë thanë se ishin rastësisht me ju në atë foto në Dajt…
Tani rastësisht, unë i njoh të gjithë dhe ata më  njohin të gjithë. Kur i vdiq vëllai Tonin Vocajt isha në varrim se jemi nga i njëjti vend.

Keni edhe një foto me zotin Balaj në stadium…
Edhe me atë, unë jam president i skuadrës së Tërbunit. Zoti Balaj është nga Puka dhe e kam mik. Ai ka detyrat e mia dhe ai të vetat. Në foto nuk ka qenë vetëm ai por edhe persona të tjerë, dy deputetë dhe kryetari i bashkisë.

Ju jeni i dyshuar për vrasjen e zotit Lamaj….
Ngushëlloj familjarët në radhë të parë. Skam asnjë farë lidhjeje. Në kohën kur ndodhi vrasja kam qenë në doganë. Unë e ndjek gjithçka në rrugë ligjore dhe dokumentacionet e konfliktit që kam patur me të janë në prokurori.

Do vini në Shqipëri të përballeni me akuzën?
Direkt do të vij. Sa të mbaroj një gjyq që kam këtu. Do të lirohem dhe do të vij direkt. Nuk ik unë nga pronat e mia dhe tokat e mia.

A ju kanë nxjerrë në gjykatë në Greqi?
Për shkak të një telefonate nga Shqipëria, pa asnjë provë. Unë e kam të provuar pafajësinë, vula në pasaportë dhe kam dëshmi shumë më të forta se ato që më akuzojnë mua.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment