Pages

Tuesday, February 26, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Elbasan, u vetëvra gjatë ndjekjes nga policia, shenja plumbash në makinën e grabitësit

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Elbasan, u vetëvra gjatë ndjekjes nga policia, shenja plumbash në makinën e grabitësit
Feb 26th 2013, 17:46

makina elbasanPërparim Bala, ky është shtetasi i vetëvrarë ditën e sotme teksa ndiqej për tu arrestua nga polici e Elbasanit. Ngjarja ndodhi në rrugën Elbasan-Përrenjas ku i kërkuari ndodhej në një fugon të linjës.
Policia ka bërë me dije se në një kontroll rutinë, forcat e rendit i kanë kërkuar të kërkuarit një dokument identifikimi. Ai nuk ka pranuar dorëzimin e asnjë dokumenti dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia është vënë në ndjekje të të kërkuarit ndërsa ka pasur edhe të shtëna armësh. Personi që ndiqej nga policia ka marrë me dhunë një automjet, por ndërhyrja e shpejtë e policisë e ka bllokuar.
Nën presionin për t'u dorëzuar teksa mbante peng makinën, Bala ka qëlluar me armë drejt vetes duke gjetur vdekjen.
Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje. Shtetasi Përparim Bala dyshohet se ka marrë pjesë së fundi në disa grabitje përfshi edhe një argjendari në Buqlizë.
Së fundi burimet e hetimit kanë thënë se kanë rezerva për vetëvrasjen e grabitësit pasi në makinën që ai mbajti peng anë gjetur shenja të shumta plumbash nga armët e policisë.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment