Pages

Thursday, February 28, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Ministria e Brendshme: Rama takoi Frrokun para dy javësh, i premtoi mandat deputeti

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Ministria e Brendshme: Rama takoi Frrokun para dy javësh, i premtoi mandat deputeti
Feb 28th 2013, 17:15

olliTIRANE—Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Leonard Olli konfirmoi urdhrin e titullarit të dikasterit për të hetuar plotësisht dhe në mënyrë të detajuar të të gjitha lidhjeve të autorit të dyshuar për vrasjen e Kryekomisar Dritan Lamaj.

"E ndërsa të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit janë agazhuar në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike, z.Rama dhe 'rilindasit' e tij, të turrur si hiena për të ushqyer politikën  e tyre nekrofile, bëjnë sikur qajnë, duke derdhur lotë krokodili për të ndjerin Kryekomisarin Lamaj, që në dhjetëra raste e kishin cilësuar si bandit.  Z. Rama u shfaq sërish para publikut, në intimidim të plotë të Policisë së Shtetit. Por, a s'ishit ju z. Rama që dërguat kasnecin Tahiri për të organizuar protesta kundër shefit të komisariatit nr. 6, në Kombinat, në mbrojtje të të akuzuarit?", deklaroi Olli.

A s'ishte Tahiri yt, vijoi Olli, që jepte konferenca shtypi pa fund, duke e akuzuar paturpësisht Kryekomisarin Lamaj, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, si bandit dhe kriminel?

"Z. Rama, sqaro opinionin publik, përse vetëm dy javë më parë ju takuat të dyshuarin Frroku, dhe a i premtuat se do ta bëni deputet?  Përse e fshihni faktin se të nesërmen e takimit tuaj, i dyshuari shkoi në Shkodër filloi hapjen e zyrave elektorale? Z. Rama, sqaro qytetarët shqiptarë, pse pas takimit tuaj me të dyshuarin, zoti Tahiri ka darkuar dhe biseduar me të në një lokal, te dy kullat, në qendër të Tiranës, nga ora 20:30 deri në orën 02:30 të mëngjesit, dhe çfarë është biseduar në atë darkë?

Përse gjithë ky ngut për të përgojuar një foto të bërë para dy vitesh, tani në mes të procesit hetimor? Përse nuk u pohon shqiptarëve se, qëllimi yt i vërtetë dhe mediave pranë teje, është pikërisht prishja e hetimit dhe mbrojtja e të dyshuarit për vrasjen e Kryekomisarit?", theksoi Olli.

Ministria e Brendshme fton kreun e opozitës të ketë kurajon të pranojë para shqiptarëve se kryetari i njësisë nr. 6, në Kombinat ka ortakëri në biznes me të dyshuarin.

"Pranoje edhe ti, sikundër e pranon Tahiri, faktin se lokalin e të akuzuarit e kishte bazën e tij në Kombinat dhe nga aty organizonte fushatën politike. Z. Rama, edhe ky rast, me gjithë përpjekjet e tua të pafund, dëshmon qartazi lidhjet e tua dhe kupolës tënde me krimin, një fakt të cilin nuk mund ta fshehësh dot. Përpjekjet e tua, megjithëse ogurzeza, do të dështojnë. Inkurajimi që ti vazhdimisht i jep krimit është sa i turpshëm, por edhe po aq i pashpresë. Policia e Shteti është e vendosur me çdo kosto dhe çfarëdo çmimi të përballet me krimin, ta godasë dhe ta mposhtë atë kudo qoftë dhe në këtë mision fisnik ajo do të triumfojë. Në këtë betejë ajo ka gjithmonë mbështetjen e plotë të Ministrisë së Brendshme, Qeverisë dhe gjithë qytetarëve shqiptarë", nënvizoi Olli.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment