Pages

Wednesday, February 27, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Ish SHIK-asit u vranë në Vlorë në 1997, shpallen “Dëshmorë të Kombit”

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Ish SHIK-asit u vranë në Vlorë në 1997, shpallen "Dëshmorë të Kombit"
Feb 27th 2013, 18:03

Imazhet nga Corbis

Imazhet nga Corbis

Kryeministri Sali Berisha do të bëhen ditën e nesërme pjesë e homazheve në nderim të Lekë Qokajt dhe Besnik Hidrit. Homazhet për dy ish funksionarët e Shërbimit Informatik Kombëtar do të mbahen në mjediset e Shtëpisë së Ushtrisë në ora 11:00-12:00. Ndërkaq, ata do të marrin zyrtarisht statusin e Dëshmorëve të Atdheut.

Ngjarja në të cilën humbën jetën Qokaj dhe Hidri ndodhi natën e 28 shkurtit 1997, në fund të rrugës së lagjes “Centrale” në qytetin e Vlorës, ku ndodhej godina e SHIK. Ishte koha kur 52 studentë të Universitetit “Ismail Qemali” të qytetit bregdetar kishin hyrë në grevë urie, në solidarizim të prindërve që kishin humbur kursimet në firmat mashtruese piramidale.

Një veprim që i intensifikoi edhe më shumë protestat e përditshme të qytetarëve. Për shuarjen e revoltave në Vlorë ishin dërguar përforcime nga SHIK dhe forcat speciale e policia. Natën e 28 shkurtit, u njoftua se nga një furgon pa targa, kishin zbritur persona të panjohur të cilët kishin goditur një nga qytetaret roje të grevës së studentëve.

Kaq mjaftoi që të jepej alarmi në qytetin e armatosur. Të vënë në ndjekje të makinës, u tha se ajo shkoi dhe u parkua në oborrin e SHIK, duke provokuar një përplasje të armatosur, ku mbeten të vrarë 3 qytetarë dhe 2 punonjësit e shërbimit sekret Besnik Hidri e Lekë Qokaj.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment