Pages

Sunday, February 17, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Librazhd, policia: Gruaja vrau me dy plumba 67-vjeçarin, shkak xhelozia

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Librazhd, policia: Gruaja vrau me dy plumba 67-vjeçarin, shkak xhelozia
Feb 17th 2013, 19:07

ambulancaUPDATE – Lajmifundit – Policia e Elbasanit bëri me dije se ka zbardhur paraprakisht vrasjen e ndodhur sot në Librazhd. Një grua dyshohet se ekzekutoi me cifte bashkëshortin 67-vjec.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur për motive xhelozie në fshatin Xibrakë të Elbasanit. Krimi i rëndë ndodhi pasditen e të dielës.
Shtetasi 67-vjecar Faik Poka u gjet i vrarë në oborrin e banesës së tij ndërsa që në momentin e parë, policia kuptoi se vrasja kishte ndodhur me armën e familjes së viktimës e cila mbahej me leje. Po kështu u mësua se vrasja është kryer me qitje në distancë të afërt me viktimën.
"Nga hetimet e deritanishme, del se viktima është qëlluar me cifte nga bashkëshortja e tij, me dy plumba, një në gjoks dhe një në kokë", tha policia.

Bëhet e ditur se gruaja e viktimës, shtetasja Fatmira Poka, vuante nga depresioni dhe mjekohej. Çifti jetonte i vetëm pasi vajza dhe 5 djemtë jetonin në emigracion.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment