Pages

Saturday, February 23, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Skandali, arratisen tetë prej 15 të dënuarve për tragjedinë e Gërdecit

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Skandali, arratisen tetë prej 15 të dënuarve për tragjedinë e Gërdecit
Feb 23rd 2013, 19:00

gerdeci gjyqSkandali prek serish gjyqësorin dhe drejtësinë shqiptare. Mësohet se tete prej 15 te dënuarve te tragjedisë se Gërdecit, jane arratisur pas vendimit te formës se prere te gjene nga Gjykata e Apelit, qe i denonte ata me heqje lirie.
Duke përfituar nga gjykimi ne gjendje te lire, tete te akuzuarit, me dënime nga nje vit deri ne pese vjet burgim, kane mundur ti ikin per momentin ndëshkimit ligjor, edhe per shkak te vonesës ne ekzekutimin e urdhrave te ndalimit.

Ky fakt konfirmohet zyrtarisht per Vizion Plus nga Policia e Tiranes, e cila deklaron se te kërkuarit nuk gjenden ne shtepite e tyre dhe po vijojne kontrollet. Mes te arratisurve me te heret eshte edhe ish kreu i Forcave te Armatosura Luan Hoxha, i denuar me pese vite burg, e qe mendohet se prej nje viti jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, në qeli duhej të ktheheshin 15 persona, të dënuar me burgim për tragjedinë e Gërdecit, pasi ata nuk kishin shlyer të gjithë kohën e dënimit.

Më 14 shkurt, në orët e pasdites, Prokuroria preu urdhrat e arrestit për 15 të pandehurit e dosjes "Gërdeci". Vetëm pak orë me pas , tre prej te akuzuarit kryesorë të tragjedisë së Gërdecit, të dënuar nga Gjykata e Apelit me vendim të formës së prerë, Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli, u vetedorezuan në Policinë e Tiranës. Pas tre të parëve te njejten gje beri edhe Sokol Ngjeçi, ndërsa një ditë më vonë, ky akt u pasua nga Zenun Fero  Hysni Çoçka dhe Dashnor Çaushi. Ndërkohë, pese prej te pandehurve, qe jane ne kerkim aktualisht, kane paraqitur ne gjykatën e Tiranes, kërkesën per pezullimin  e ekzekutimit te vendimit me burg, deri sa çeshtja te shqyrtohet ne gjykatën e Larte.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment