Pages

Tuesday, February 19, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Koalicioni i mundshëm LSI-PBDNJ, votat që mund të grumbullojnë në të 12 Qarqet

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Koalicioni i mundshëm LSI-PBDNJ, votat që mund të grumbullojnë në të 12 Qarqet
Feb 19th 2013, 18:05

dule metaTIRANE—SPECIALE—Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e kanë deklaruar mundësinë e krijimit të një koalicioni zgjedhor në prag të sfidës së parlamentareve të vitit 2013. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta e ka cilësuar këtë aleancë si krejt të natyrshme ndërsa në një emision televiziv njoftoi se vendimmarrjen për një hap të tillë e ka të caktuar pa pritur Konventën e muajit prill.

Duke mos mohuar kontaktet me LSI-në, kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule e ka bërë të qartë se nga një aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, kjo dyshe mund të fitojë së paku gjashtë mandate deputetësh. Por, përtej qëndrimeve të Metës dhe Dules, "Lajmifundit.al" sjell para jush fuqinë elektorale të një koalicioni të mundshëm mes PBDNJ-së dhe LSI-së në të 12 qarqet e vendit.

Qarku Tiranë

Nëse mbledhim votat e marra nga LSI dhe PBDNJ në territorin e Qarkut të Tiranës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 rezulton se kemi 20,493 vota. Ndërkaq, Lëvizja Socialiste për Integrim e ka fituar një mandat në ato zgjedhje duke patur 17, 552 vota. Nëse marrim parasysh zgjedhjet e fundit për pushtetin lokal, këto dy parti arrijnë në 32,017 vota në Tiranë.

Qarku Vlorë

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe PBDNJ-ja kanë sëbashku në zgjedhjet e vitit 2009 një shumë prej 9,878 votash. Numri minimal i votave për të zgjedhur një deputet në vitin 2009 në këtë qark ishte ai i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet që brenda koalicionit të PD-së mundi të merrte një të tillë me 4,932 vota. Ndërkaq, në zgjedhjet e pushtetit lokal në 2011, LSI dhe PBDNJ sëbashku shkojnë deri në 13,6850 vota në Qarkun Vlorë.

Qarku Berat

Në Qarkun e Beratit Lëvizja Socialiste për Integrim me 8,844 vota mundi të merrte një mandat deputeti në zgjedhjet e vitit 2009. Në atë kohë sëbashku me PDBNJ-në këto dy forca arrijnë në 8970 vota. Ndërkaq, në zgjedhjet e fundit lokale, në këtë territor LSI dhe PBDNJ arritën 11,763 vota.

Qarku Dibër

Në Qarkun e Dibrës LSI dhe as PBDNJ nuk kanë mundur të marrin në vitin 2009 asnjë mandat deputeti. Ndërkaq nëse mbledhim votat e tyre ato matematikisht kanë arritur në atë vit në 3,980. Ndërkaq, në zgjedhjet e pushtetit lokal në 2011 votat e tyre arrijnë në 7,020 vota.

Qarku Durrës

Lëvizja Socialiste për Integrim në vitin 2009 arriti që me 9655 vota të merrte një mandat deputeti në Qarkun e Durrësit. Ndërkaq në ato zgjedhje bashkë me PBDNJ-në mund të arrinte në 9960 vota. Në zgjedhjet e 8 Majit 2011, LSI –PBDNJ paraqiten në 11,708 vota.

Qarku Elbasan

Dyshja LSI-PBDNJ në zgjedhjet e vitit 2009 rezulton të ketë arritur në 8379 vota ndërsa LSI në ato zgjedhje nuk mori dot asnjë mandat deputeti. Në zgjedhjet e fundit lokale kjo aleancë do të mund të merrte matematikisht 17,724 vota në Qarkun e Elbasanit.

Qarku Fier

Lëvizja Socialiste për Integrim me 11,389 vota e rrëmbeu një mandate deputeti në zgjedhjet e qershorit të vitit 2009 në Qarkun e Fierit. Duke ja bashkuar votat e PBDNJ-së totali në ato zgjedhje mund të shkonte në 11,389 vota. Ndërkaq në 8 Maj 2011 këto dy parti në total kanë arritur në bilancin 15,554 vota në Qarkun Fier.

Qarku Gjirokastër

Qarku i Gjirokastrës favorizon më së shumti Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut pasi në zgjedhjet e fundit parlamentare LSI dhe PBDNJ do të shkonin në 3,594 vota. Në 8 maj 2011 totali i kësaj dysheje partish arrin matematikisht në 7,671 vota në këtë Qark.

Qarku Korçë

Nëse mbledh votat e LSI-së dhe PBDNJ-së në zgjedhjet e vitit 2009 në Qarkun e Korçës kjo dyshe arrin në 6,845 vota. Ndërkaq, në të njëjtin qark në sfidën e 8 Majit 2011 këto dy parti kanë grumbulluar në total 13,902 vota.

Qarku Kukës

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në zgjedhjet e qershorit 2009 në Qarkun Kukës kanë arritur në 1,348 vota. Ndërkaq në zgjedhjet e 8 Majit kjo shumatore shkon në 4,658 vota.

Qarku Lezhë

Në votimet e vitit 2009, LSI dhe PBDNJ në Qarkun Lezhë kanë marrë së bashku 2,856 vota. Ndërkaq, në zgjedhjet lokale të vitit 2011 këto dy forca politike së bashku numërojnë 8,959 vota.

Qarku Shkodër

Në Qarkun e Shkodrës LSI dhe PBDNJ në zgjedhjet e 2009 arritën në 4,63 vota. Në vitin 2011 kjo shumatore arrin në 12,242 vota.

Totali në gjitha qarqet

Nëse bashkojmë votat e LSI dhe PBDNJ të marra në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 arrijmë në 91,756 vota në rang vendi. Ndërkaq, në zgjedhjet e vitit 2011 për pushtetin lokal këto dy parti numërojnë 156,772 vota.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment