Pages

Saturday, February 23, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Fatmir Matoshi, zgjedhet kryetar i degës së AKR-së në Dardanë

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Fatmir Matoshi, zgjedhet kryetar i degës së AKR-së në Dardanë
Feb 23rd 2013, 17:26

akrDega e AKR-së në Dardanë, mbajti sot Kuvendin e tretë zgjedhor. Në fjalën e tij para delegatëve Presidenti i AKR-së z.Behgjet Pacolli, falënderoi të gjithë  delegatët dhe qytetarët e Dardanës për pjesëmarrjen dinjitoze në këtë proces zgjedhor.

"Unë jam krenar me punët që janë bërë deri më tani. E përsëris se në Dardanë ndihem si në mesin e familjes sime dhe njerëzve të mi. T'ia fillojmë punës, që këto zgjedhje të shërbejnë si shembull I demokracisë, shembull që në vendin tonë duhet të mbretëroj drejtësia. Ne do t`i ofrojmë Dardanës një program ekonomik, ku do të ketë përqendrim të përhershëm të qeverisë lokale  dhe ky vend do të jetë shembull për komunat tjera në Kosovë.

Por, me një kusht që njerëzit këtu, t'i lënë emocionet anash dhe të votojnë për vizionin dhe programin. Patriot është ai që krijon vende të reja pune. Ta bëjmë Dardanën një qytet që to t'ia ketë lakmi secili qytetar i Kosovës. Dhe unë jam shumë i përkushtuar për një Dardanë tjetër. Më kujtohet një fabrikë e kërpudhave këtu, që eksporton deri në Itali. Ne kemi një propozim praktik. Në katërvjeçarin e ardhshëm ta ndërtojmë një fabrikë për përpunimin e kërpudhave. Ky është vetëm një hap, dhe hapa të tjerë do të ketë edhe në riorganizimin e administratës publike, në riorganizimin e jetës në fshat, zhvillimin e mëtejshëm ekonomik." ka thënë Presidenti Pacolli.

Punimet e kuvendit të tretë zgjedhor i kanë përshëndetur edhe përfaqësues të partive politike dhe të bizneseve." E kam përcjellur me vëmendje punën dhe aktivitetet tuaja partiake dhe kam vërejt një punë jashtëzakonisht serioze. Pajtohem me fjalën e presidentit Pacolli, unë i takoj një subjekti tjetër politik por në edukatën time personale është që gjithçka që është e pranuar për qytetarët është e pranuar edhe për mua." Ka thënë sekretari i degës së PDK-së Begzad Sinani.

Në emër të bizneseve të Dardanës Fatmir Krasniqi, pronar i SH.P.K. "Fungo" ka thënë se plani i Presidentit Pacolli meriton të implementohet në Dardanë. "Kam pasur rastin të takohem me ministren znj.Mimoza Kusari-Lila dhe zëvendëskryeministrin z.Behgjet Pacolli dhe i përgëzoj ata për punën që po bëjnë, njëkohësisht plani i tyre për Dardanën do ta ketë edhe mbështetjen tonë dhe besojmë ta zbatojmë në të mirën e qytetarëve" ka thënë Fatmir Krasniqi.

Kuvendi i tretë, me 122 vota PËR, zgjodhi Fatmir Matoshin kryetar të Degës, pasi që kundërkandidati Nebi Sylejmani u tërhoq nga gara duke e mbështetur z. Fatmir Matoshi për ta drejtuar degën e partisë në mandatin e ardhshëm.

"Në AKR na bashkojnë vlera, ndershmëria, puna dhe përkushtimi. Të gjithë ne, që jemi sot këtu dhe mijëra të tjerë që janë rreshtuar përkrah AKR-së, do të ecim me njeri  tjetrin drejt fitores së përbashkët në Dardanë, për të zbatuar në Komunën tonë projektin e zhvillimit ekonomik, modelin e mirëqenies dhe qeverisjes së pakorruptuar.

Në këtë sfidë të vështirë nuk jemi vetëm, jemi të rreshtuar prapa një njeriu që e njeh dhe respekton bota. Jemi të rreshtuar prapa Presidentit Pacolli dera e të cilit nuk u mbyll kurrë për skamnorët e të sëmurët, kemi një lider që njihet si njeri i inovacioneve dhe zhvillimit te ekonomisë. Jemi krenar mbi të gjitha qe jemi rreshtuar prapa një njeriu që e njeh aq mirë komunën tonë sikurse edhe secili prej nesh." Ka thënë midis tjerash në fjalën e tij Kryetari i Degës së AKR-së Fatmir Matoshi.

AKR ka zgjedhur edhe kryesinë e degës prej 17 anëtarësh. Sekretar i degës u zgjodh Nebi Sylejmani, ndërsa nënkryetar Luljeta Shabani, Zijadin Thaqi, Fadil Gashi dhe Ruzhdi Basha.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment