Pages

Thursday, February 28, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Shkatërrohet banda e falsifikatorëve të eurove, katër të prangosur në Tiranë

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Shkatërrohet banda e falsifikatorëve të eurove, katër të prangosur në Tiranë
Feb 28th 2013, 18:43

euro falseTIRANE—LAJMIFUNDIT–Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorisë e Policisë së Qarkut Tiranë, finalizoi operacionin e koduar "Euro", ku u arrestuan në 4 – shtetas për Fallsifikim të Kartmonedhave dhe një tjetër i shpallur në kërkim policor.

Operacioni u realizua në afërsi të rrugës Bardhyl në Tiranë, sot në orën 16.00' ku u arrit kapja e shtetasve të mëposhtëm : Klodian Petrit Ceka, 28 vjec, banues në Tiranë, Florijan Jashar Qatibi, 27 vjec, banues në Tiranë; Besjan Ilir Cici, 25 vjec, lindur  dhe banues ne Tirane dhe Stefano Mark Gjonej, 22 vjec, banues në Tiranë.

Pas një punë operative hetimore dhe proçeduriale u mundësua dokumentimi ligjor i përfshirjes së shtetasve të sipër cituar për një periudhe 3-mujore hetimi, ku është arritur të sigurohen provat e mjaftueshme për t'u vërtetuar faktin, që shtetasit në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë prodhuar dhe hedhur në qarkullim kartmonedha Euro dhe Valutë Shqipëtare të falsifikuara.

U dokumentua tërësisht se kartmonedhat Euro ishin të prerjes 50 – euro dhe 1000 lekë të rinj. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shuma prej 30 mijë euro dhe shuma e parave valutë shqiptare prej 2 milion të vjetra.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për hetime të metejshme ndërkohë që vazhdon puna hetimore për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në aktivitet të kundraligjshëm, për konsumim të veprave penale të "Fallsifikimit të kartmonedhave"të parashikuara nga nen  183/2  Kodit Penal.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment