Pages

Tuesday, February 19, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Thaçi takon Reeker: Me rëndësi bisedimet me Beogradin

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Thaçi takon Reeker: Me rëndësi bisedimet me Beogradin
Feb 19th 2013, 17:18

reekerfKryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u takua sot në Brukselme Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit nga Byroja për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, z. Philip Reeker.

Me rastin e pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Kryeministri Thaçi dhe z. Reeker folën për përparimin që Kosova ka arritur gjatë pesë vjetëve të fundit. Në takim po ashtu u diskutua për vizionin e Kosovës për t'u ballafaquar me sfidat e ardhshme, me theks të veçantë në ato që lidhen me aspiratat euroatlantike të Kosovës. Në këtë kontekst, të dy palët janë pajtuar që dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë është një pikë kthese e rëndësishme.

Kryeministri Thaçi njoftoi Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit se në fazën e ardhshme të konsolidimit të mëtejmë të shtetësisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për një agjendë të shpejtë dhe dinamike të reformave, që shpien drejt integrimit të saj në institucionet euroatlantike.

Kryeministri po ashtu vuri në pah përkushtimin e Republikës së Kosovës ndaj procesit të dialogut me Serbinë që shpie tek përmirësimi i marrëdhënieve fqinjësore me qëllim të përfitimit nga qytetarët e të dy shteteve.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Philip Reeker e uroi Kryeministrin dhe popullin e Kosovës për pesë vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ai përsëriti vazhdimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe për shtegun e saj të integrimeve euroatlantike. Z.Reeker vuri në pah rëndësinë e dialogut në të ardhmen e afërt dhe e përgëzoi Kryeministrin Thaçi për sukseset e arritura deri më tash dhe e inkurajoi Kosovën që të vazhdojë të luajë një rol aktiv në këtë proces.

Në takimin me z.Reeker, Kryeministri Thaçi ishte i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ministri i Drejtësisë, z. Hajredin Kuçi, Ministrja për Integrime Evropiane, znj. Vlora Çitaku, Koordinatori për Dialog, z. Blerim Shala dhe Këshilltari i Lartë i tij, z. Bekim Çollaku.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment