Pages

Tuesday, February 26, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Ja makina e grabitur nga viktima në Elbasan, dyshohet se i kërkuari u vra nga policia

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Ja makina e grabitur nga viktima në Elbasan, dyshohet se i kërkuari u vra nga policia
Feb 26th 2013, 17:20

makina elbasanELBASAN—Vetëm pak minuta pas ngjarjes së Elbasanit ku mbeti i vrarë një person i kërkuar nga policia kanë nisur të shfaqen aludimet e para. Përparim Bala dyshohet se ishte autor i grabitjes së ndodhur në orët e paradites në një argjendari të qytetit të Bulqizës. Bala po udhëtonte në linjën Elbasan-Përrenjas me një furgon në momentin kur ka konstatuar ndjekjen e policisë.

Në këtë moment Bala ka zbritur nga furgoni dhe ka grabitur një makinë dhe përmes saj ka tentuar ti largohet policisë. Gjatë ndjekjes ka patur edhe shkëmbim zjarri mes palëve ndërsa policia njoftoi se i kërkuari kishte qëlluar veten me armë zjarri tip pistoletë TT. Ndërkaq, dyshimet janë shfaqur për mundësinë e një vrasjeje nga policia për shkak se siç e shikoni në fotografi, makina ku u vra Bala ka shenja plumbash në pjesën e pasme çka ka bërë që të thyhet xhami thuajse plotësisht.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment